Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, është shprehur sot nga salla e Kuvendit se Parlamenti duhet të shpërndahet.

Blushi tha se Parlamenti nuk përfaqëson më vullnetin e popullit shqiptar, por interesat e krimit të organizuar.

Ai shtoi gjithashtu se Kuvendi ditën e sotme ishte kthyer në ‘shtetrrethim’, duke iu referuar masave të sigurisë të vendosura, teksa jashtë Parlamentit protestohej.

“Doja ta nisja me një urim, që në fakt është sot urimi i shumicës dërrmuese të të gjithë shqiptarëve, që kjo legjislaturë të mbyllë sa më parë punimet, sepse ky Parlament nuk përfaqëson vullnetin e shqiptarëve. Atyre shqiptarëve që edhe sot u kemi vënë para gardhe metalikë dhe e keni kthyer Kuvendin në shtetrrethim, të denjë vetëm për zotin Raketa që ka gjetur mirësinë të vijë sot në Kuvend dhe uroj të japë sqarime që e ka shndërruar Shqipërinë, një vend anëtar të NATO-s... Prandaj e ftoj zotin Raketa që t’i fusë edhe një raketë në mënyrë këtij Parlamenti që duhet të shkrihet. Shumica e ligjeve që sot po rrjepin shqiptarët mbajnë vulën tuaj”, tha mes të tjerash Blushi.


Lajmi kryesor:

LIVE TV- Nis sesioni i ri parlamentar, deputetët priten me protestë! Begaj mesazh: Energjia qytetare të ushqejë dialogun! Peleshi: Prioritet puna për integrimin në BE