Deputeti i PL-së Tedi Blushi ka vijuar akuzat ndaj kreut të SPAK Altin Dumani, teksa tha se drejtuesi i SPAK tha sot në Kuvend, luajti melodinë e turpit.

Sipas Blushit, Ilir Meta mbahet në burg pa prova, teksa hedh akuza se është arrestuar me urdhër të Ramës.

“Në regjimi parti-shtet si ky i Ramës, i cili doli edhe në raportin e ODIHR, korrupsioni, krimi dhe drejtësia, nuk konsiderohen si armiq, por si aleatë, sipas parimit të gjithë për një, dhe një për të gjithë. Është iluzion tragjik, të mendosh se në një shtet ku të gjithë instucionet drejtohen nga një dorë e vetme, të mendosh se korrupsioni është i centralizuar dhe drejtësia jo.

Altin Dumani, luajti sot në këtë sallë, melodinë e turpit, atë të mbulimit të aferave të Ramës dhe kjo për lejuar vjedhjet e tij. Për cfarë suksesesh të SPAK mund të flasim sot, ku jemi vendi i parë në Europë dhe vendi i dytë për rushfet. Ndërsa Dumani raportonte këtu për sukseset imangjianre, 90 mijë euro u grabitën edhe sot nga inceneratori fantazëm i Tiaraës. 95 mijë euro u grabitën sot nga ‘Tigrat e Bangladeshit’ në Vlorë. Ndërkohë asnjë fjalë për vjedhjen e fondeve të IPARD, Eco Park, për aeroportin e Vlorës, për miliardat e zhdukur të rindërtimit, ëtj,. Të gjitha këto, të cojnë tek një emër, Edi Rama. Por kur bëhet fjalë për kundërshtarët politikë, hetimet ecin me shpejtësi marramendëse. Rrëmbimi kriminal dhe burgosja e Ilir Metës, është dëshmia e kapjes dhe shpërfytyrimit të shtetit ligjor. Ish-presidenti i Republikës, mbahet në një izolim ekstrem, pa prova dhe jo për faktin se ka vjedhur, abuzuar me detyrën, por se Edi Rama urdhëroi SPAK-un nga tribuna e PS-së, që ta arrestonte dhe ta rrëmbente politikisht përpara zgjedhjeve farsë të 11 mjait. Më e rëndë akoma është fakt se kjo strukturë, e cila duhet të jetë elita, arrestohen një ish-zyrtarë bazuar në një ligj që nuk ekziston. Nëse një ish-president mbahet në burg për një 1 vit pa prova, ky është një mesazh për cdo qytetar të kësaj republike”, tha Blushi.

Ndërsa për hetimet ndaj Ballukut, tha se marrja e pandehur e zv.kryeministër është e vonuar.

“Edhe marrja e pandehur e Belinda Ballukur, nuk ka asnjë interes për opinionin publik, pasi është e vonuar dhe nuk ka një efekt real. Çdo kontratë e firmosur nga ajo, do vijojë të rrjepë paratë e shqiptarëve. punimet marramendëse dhe tenderat klientelistë të saj, do vijojnë pa u ndalur. Pse? Sepse për Altin Dumanin, përgjegjësia penale trajtohet vetëm si statistikë, ndërsa dëmi ekonomik, duhet të mbetet i paprekur”, tha Blushi.


Lajmi kryesor:

Nuk i bëri asnjë pyetje, Berisha sulmon Dumanin ‘pas shpine’ kur ikën nga Kuvendi: Mashtrues ordiner, i shpifur! Blushi: Patronazhist (VIDEO)