TIRANË - Moslejimi i familjarëve të prezantuar të veshur me bluzën e zeze me germa të bardha "Jam krenar që jam musliman" në seancën e të pandehurve për rekrutimin e luftëtarëve në Siri, ka sjellë revoltën e 9 xhihadistëve të cilët kanë braktisur sallën e gjyqit duke vënë kusht se nëse policia ndalon sërish të afërmit e tyre nuk do të paraqiten më në seanca. Për shkak të mungesës së të pandehurve Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi të shtyjë seancën. Kryesuesja e trupit gjykues Liljana Baku sqaroi se procesi është publik dhe i hapur dhe nuk është gjykata që pengon futjen e publikut, por është policia dhe forcat e sigurisë që marrin vendimet dhe avokatët duhet t’i drejtohet për pretendimet e tyre policisë.
Perkrahesit e xhihadisteve me bluze: Jam krenar qe jam musliman
“Jam krenar që jam musliman”. Me këtë mesazh të stampuar në bluza familjarë e përkrahës të 9 xhihadistëve të pandehur trokitën për tu futur në ambientet e Gjykatës së Krimeve të Rënda, por u ndaluan nga forcat e sigurisë.
Ata nuk nguruan ta quajnë këtë gjest trajtim diskriminues ndaj tyre vetëm se janë besimtarë.
Ka mjaftuar mos lejimi i tyre në gjykatë që 9 të pandehurit për xhihad, Genci Balla, Gert Pashaj, Edmond Balla, Bujar Hysa, Verdi Morava, Orion Reci, Ferid Muslimani, Zeqir Imeri dhe Astrit Tola të braktisin procesin duke kërkuar nga gjykata të pranojë familjarët e tyre pa i detyruar të heqin bluzat.
Pak para braktisjes së seancës të pandehurit deklaruan se për të vënë drejtësi duhet që ngjarjet e Kumanovës referuar luftimeve të ndodhura në Maqedoni 3 ditë më parë, të përsëriten dhe në Shqipëri pasi atyre u mohohen të drejtat.
/Shqiptarja.com

VIDEO