Boçi për A1 Report: Super protestë
300 mijë qytetarë revoltë ndaj krimit

Boçi për A1 Report: Super protestë<br />300 mijë qytetarë revoltë ndaj krimit
TIRANE - Deputeti i Partisë Demokratike Luçiano Boçi i ftuar në studion e televizionit A1 Report e cilësoi një super protestë atë të ditës së sotme, që sipas tij tregoi revoltën e qytetarëve kundër keq qeverisjes. Sipas deputetit Boçi protesta e sotme erdhi si një kërkesë e vazhdueshme e qytetarëve. Për deputetin demokrat, opozita duhet të dalë tashmë me një platformë për të ardhmen për të ndryshuar këtë qeveri me natyrë kriminale.

“Ta shohim me vëmendje protestën qytetare se është mesazhi më i fortë që i jepet kësaj qeverisje, dhe duket qartë se kjo qeverisje ka rënë. Është oferta që do të sjellë PD pas rënies së kësaj qeverisje, për gjendjen kolere që është sot në realitetin shqiptar. ishte super protestë, nga pjesëmarrja, organizimi, që reflektoi super revoltën e kësaj qeverisje sidomos porositjes së vrasjes së deputetëve Doshi dhe Fufi. Protesta ishte konkludim i një kërkesë të tyre, e cila u manifestua ditën e sotme në këtë super protestë. Tashmë PD duhet të dalë me një platformë për një vizion të së ardhmes për të ndryshuar këtë mënyrë, jo që vetëm nuk është afër qytetarit, por edhe me natyrë kriminale.” tha Boçi

Lidhur me kontrollet e ushtruara nga policia, deputeti i PD Luçiano Boçi tha se uniformat blu nuk duhet të sillen në këtë mënyrë me qytetarët pasi u dhunojnë qytetarëve të drejtën për të protestuar.

“Nuk mund të dhunosh të drejtën e qytetarëve për të protestuar me kontrolle të imtësishme pa pasur informacion. Policia nuk duhet të sillet në këtë lloj forme, si një bandë, me kontrolle spontane.” tha ai

I pyetur lidhur me numrin e protestuesve, Boçi i qëndroi variantit të opozitës që flet për 300 mijë protestues. Sakaq burime nga policia bënë të ditura se në protestën e sotme të PD ishin 10 mijë qytetarë. Por sipas tij me rëndësi nuk janë numrat por revolta qytetare kundër kësaj qeverisje.

“Unë nuk mund të them se me cilin koeficient e ka përpjesëtuar policia numrin 300 mijë. Rëndësi nuk kanë shifrat. Evidente ishte që pjesëmarrja ishte aq masive sa edhe pamjet nuk mund ta realizonin numrin e madh të tyre që ndodheshin deri afër qendrës së kryeqytetit. Shpirti i protestës arriti shumë mirë tek kryetari i PD që e realizoi me sukses.” u shpreh deputeti Boçi

Redaksia Online
(e.c/shqiptrarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Protesta, militantët mblidhen në selinë blu! Pritet të marshojnë drejt Kryeministrisë

Protesta, militantët mblidhen në selinë blu! Pritet të marshojnë drejt Kryeministrisë