Bob Dylan: Nobeli mrekulli
është si të shkoja në Hënë

Bob Dylan: Nobeli mrekulli<br />është si të shkoja në Hënë
Bob Dylan ka munguar në ceremoninë e shpërndarjes së çmimeve Nobel 2016. Fituesi i sivjetshëm i Nobelit në letërsi ka zgjedhur ta shprehë fjalën e tij falenderuese nëpërmjet ambasadores së SHBA në Suedi, Azita Raji.

Në fjalimin e ti kantautori i famshëm është shprehur se çmimi ishte diçka që nuk e kishte imagjinuar kurrë.

“Nëse dikush do më kishte thënë se ekzistonte një mundësi sado e vogël që të fitoja çmim Nobel do t’i thoja se më e lehtë ishte të shkoja në Hënë”, thuhej në fjalën e tij të lexuar nga ambasadorja.
 
“Isha në rrugë kut mora lajmin e habitshëm dhe mu deshën disa minuta që të reagoja. Fillova të mendoj për William Shekspir, një figurë madhe e letërsisë. Mendoj se ai e kishte parë veten si dramaturg. Ai shkruante për t’i vënë fjalët në skenë. Kua ai ka shkruar Hamletin jam i sigurt se ka menduar se kush do të jenë aktorët, si duhet vënë në skenë, a duhet të luhet në Danimarkë, etj. Po ashtu si Shekspiri shumë shpesh kam menduar për aspekte të ndryshme të këngëve të mia. Disa gjëra nuk  ndryshojnë kurrë, edha nëse kalojnë 400 vite. Jo vetëm njëherë e kam pyetur veten, a janë këngët e mia literaturë? Kështu që e falënderoj Akademinë e Suedisë dyfish për faktin se ka shqyrtuar këtë pyetje dhe ka dhënë një përgjigje të mrekullueshme”, thotë Bob Dylan në fjalën e tij.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Ministri Gonxhja reagon për zjarrin në Finiq: Asnjë prej monumenteve në Parkun Arkeologjik nuk është prekur

Ministri Gonxhja reagon për zjarrin në Finiq: Asnjë prej monumenteve në Parkun Arkeologjik nuk është prekur