Boboshticë, dhjetëra vjedhje, asnjë në pranga, banorët-policisë: Jemi të kërcënuar

Banesa dhe biznese të vjedhura, frikë dhe pasiguri tek banorët, policia në heshtje dhe asnjë autor i arrestuar. Ky është realiteti prej disa muajsh në fshatin Boboshticë të Korçës, i cili është kthyer në destiacionin e preferuar të hajdutëve. Të trembur se rastet mund të përsëritën, banorët e kësaj zone i bëjnë apel policië të shtojë patrullimet dhe të rrisë masat e sigurisë.

Alarmi është ngritur nga vetë banorët të cilët pohojnë se ndihen të pasigurt për jetën e tyre. Të pyetur nga Report Tv, ata tregojnë se vjedhjet në fshatin e tyre janë shtuar së tepërmi muajt e fundit. Jo vetëm shtëpi, por edhe biznese kanë rënë pre e hajdutëve. Kjo pasiguri i detyron t’i bëjnë apel policisë së Korcës për të kapur autorët.

Banor 1: Edhe unë kam një shtëpi të djalit aty, m’u vodh para dy vjetësh. Se ç’janë nuk e di.
Banor 2: Me shumë frikë flemë, mos na vjen ndonjë na hidhet nga dritarja ose nga çatia.
Banor 3: Derisa është i armatosur, tjetri arrin deri në ekstrem. 
Banor 4: Ne nuk duam të flemë me frikë, duam të mos ketë hajdutë. Ja ti je këtu tani, të them unë ta rrëmbej këtë. 


Edhe kryeplaku i fshatit Boboshticë thote se janë shtuar se tepërmi rastet e grabitjeve dhe për këtë ai ka deklaruar se duhen shtuar kontrollet e policisë: Muajt e fundit grabitjet janë shtuar po ashtu patrullimet e policisë vijojnë por deri tani askush nuk është kapur, në dëshirojmë që hajdutët të vihen para drejtësisë pasi çdo kush nga ne është i rrezikuar.  

Fshati Boboshticë, vetëm 10 kilometra larg Korcës, është kthyer në epiqendrën e hajdutëve. Dhjetra banesa por edhe biznese kanë rënë pre e vjedhjeve. Policia e Korcës është duke hetuar edhe pse ende nuk ka asnjë autor të kapur.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja