Boçi kapet me statistikat e Shahinit për mësimin online: Ministrja dhe Rama kanë dështuar!

Boçi kapet me statistikat e Shahinit për mësimin online: Ministrja dhe Rama kanë dështuar!

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Luciano Boçi, me anë të një reagimi në rrjetet sociale nxjerr disa statistika që sipas tij rrëzojnë ministren e Arsimit Besa Shahini dhe kryeministrin Rama. Për Shahinin Boçi kapet me nivelin e shikueshmërisë së RTSH-së si dhe me aplimin e mësimit online, që sipas ish-deputetit nuk po funksionon dhe është një premtim i vitit 2015. Më tej Boçi deklaron se ministrja po ndjek plot djallëzi udhëzimet e propaganduara të Ramës, që mundohet të paraqesë një tjetër realitet.

Postimi i Luçiano Boçit:

STATISTIKAT DHE SONDAZHI QË RRËZOJNË RAMËN DHE BESËN

Doli Besa dhe duke përsëritur keq ato që tha një javë më parë në “Opinion”, më shumë ngatërroi si gjithmonë, se sa sqaroi.

Sipas statistikave dhe sondazhit online për mësimin online të Besës, 98% e shqiptarëve kanë një aparat TV në shtëpi dhe 97% kanë smartphone kryesisht.

Sipas saj, kjo statistikë i mbyll të gjitha hesapet e saj me mësimdhënien.

Për të, çdo gjë po shkon vaj dhe gazetarët e keqkuptuar, prindërit e shqetësur e mësuesit e traumatizuar, nuk kanë të drejtë.

Transmetimi në RTSH, mbetet forma themelore, shtoi ajo me krenari të pashoqe.

Këtë Besa e quan formën më efektive dhe më masive të mësimit online.

Është vërtet për të ardhur keq ky lloj identifikimi.

Është për t’u revoltuar, kur dihet që online është një formë alternative që tashmë duhet të ishte instaluar në shkollat tona, sipas premtimeve të Ramës që nga 2015 dhe sipas milionave të derdhura, por të zhdukura, për këtë qëllim.

Megjithatë, për t’i hedhur pak ujë entuziazmit të ndezur të Besës, po i rikujtoj një statistikë të thjeshtë fare.

Po kjo statistikë qeveritare që i referohet Ministrja e shtetit, përcakton se shikueshmëria e RTSH  -së publik, në territorin që ende nuk mbulohet me sinjal në 98%, është vetëm në nivelin e 11%.

Pra nga 98% e atyre që kanë aparat TV, vetëm 11% janë të interesuar për  RTSH-në.

Kjo ishte dhe arsyeja e thjeshtë që moderatori i Opinion,

i kërkoi Besës transmetimin e mësimeve nëpërmjet televizioneve të tjera kombëtare.

Por Besa ia preu shkurt, duke i thënë se kemi RTSH-në.

As sot nuk kishte vënë mend.

Ndërsa për smartphone-t, laptopët e kompjuterat, Besa bën sikur harron se pa internet ato janë thjesht ca aparate, pa vlerë transmetimi mësimi.

Po interneti kushton dhe statistikat e shtetit të Ramës e Besës e thonë përsëri qartë.

Gati 50% e familjeve, për arsye ekonomike, e kanë të vështirë aksesin në internet.

Pra miti i aparateve smart i ngelet në dorë.

Jo vetëm kaq!

Ministria e arsimit publikoi një sondazh të vetin.

Me nota profane dhe qesharake njëkohësisht, por dhe me elementë dramatikë.

Ajo që bie në sy në sondazhin e ministrisë, ishte se në mënyrë absurde glorifikohet shumë efikasiteti i mësimit online (99% ishin të kënaqur).

Sipas kësaj shkalle lumturie të sondazhit, i bie që Besa ta sanksionojë atë si formën kryesore që zevëndësoka dhe vetë shkollën në vitin e ardhshëm e në vazhdim.

Këtu pastaj kalojmë dhe Japoninë dhe Rama me Besën rrezikojnë të hyjnë në Guinness.

Por sondazhi,  midis shumë shifrave të fryra me ngazëllim, propagandë, mashtrim, në një cep kishte një grafikë tërësisht tronditëse (foto).

Gati 42 % (41.7) e nxënësve të pyetur i kishin prindërit të papunë.

Mjafton vetëm kjo grafikë për të shuar zjarrin entuziast të Besës.

Pra vetë ministria, vetë Besa rrëzon Besën dhe Ramën njëherazi.

42% e familjeve të nxënësve me zor sigurojnë bukën e përditshme e jo më pas të kenë TV smart,

 apo smartphonë, ajfon-thotë Rama, me internet.

Në llogarinë e saj përqidëshe, këtë fakt Besa nuk e konsideron dhe vazhdon avazin e 97%.

Kjo në fakt është e vërteta e varfërisë ekstreme, e papunësisë me “punë plot, por pa profesionistë” e mjerimit online të shqiptarëve që kërkon të shitet nga Rama, naivisht dhe djallzisht nëpërmjet Besës, si një varfëri moderne, e zbukuruar me inovacion që nuk ekziston.

Besa dhe Rama kanë dështuar!

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Trala zura nje gale: 09/04/2020 15:37

    Besa e di se shqiptaret jane te pasur si Behgjet Pacolli.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rëzimi i avionit, Azerbajxhani shpall 26 dhjetorin ditë zie kombëtare

Rëzimi i avionit, Azerbajxhani shpall 26 dhjetorin ditë zie kombëtare