Partia Demokratike ka denoncuar sot aksionin e ndërmarre nga INUK për shembjen e ndërtimeve pa leje dhe çlirimin e hapësirave publike, duke akuzuar qeverinë se po përdor dy standarde në respektim të ligjit ne mënyrë selektive.

Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiono Boçi, doli në një deklaratë për mediat dhe u shpreh se "qytetarët e vendit nuk janë të barabartë para ligjit. Ligji nuk vepron njësoj dhe zbatohet sipas dëshirave dhe interesave që kanë njërëzit me qeverinë".Deputeti Boçi përdori foto për të argumentuar se ligji për shembjen e ndërtimeve pa leje ka dy standarte dhe po perdoret në mënyrë selektive.

"Ka me dhjetra raste në Shqipëri ku ligji zbatohet me dy standarde dhe operacioni kundër ndërtimeve pa leje dhe çlirimit të hapësirave publike bëhet me klientelizëm", tha Boçi.
"Partia Demokratike i fton shqiptarët të ngrihen në protesta për të ndaluar këtë qeveri në paligjshmërinë e saj", theksoi ai.

ATSH