Boçi publikon gabimin tek dëftesat e lirimit, Nikolla: Faleminderit, por e kemi konstatuar vetë

Boçi publikon gabimin tek dëftesat e lirimit, Nikolla: Faleminderit, por e kemi konstatuar vetë

Lindita Nikolla dhe Luçiano Boçi

Deputeti i PD-së, Luçiano Boçi, ka publikuar në rrjetin e tij social “Facebook” gabimin e bërë tek dëftesat e lirimit, në seksionin e numërimit të lëndëve. Sipas Boçit, kjo është papërgjegjshmëri dhe paaftësi që ua nxjerr dëftesën juridikisht të pavlefshme nxënësve.

Pas statusit të Boçit, një reagim ka ardhur edhe nga vetë ministrja Lindita Nikolla, e cila shkruan se ky problem është konstatuar dhe janë marrë të gjitha masat e nevojshme për korrigjimin e tyre.

Mbetemi shumë të dëshiruar që kjo vëmendje të jetë për të ndërtuar alternativë sfiduese politikash arsimore dhe jo turravrap kënaqësie për të etiketuar një institucion me njerëz të përkushtuar

Lindita Nikolla, ministre e Arsimit

(Gabimi në dëftesën e lirimit)

Kjo nuk është hera e parë që opozita akuzon MAS për paaftësi dhe probleme lidhur me maturën shtetërore. Më herët, PD ka akuzuar Nikollën për mosvëzhgim të provimeve të MSH dhe të dalje të tezave një ditë para provimit.

Pas këtyre akuzave, ky ishte denoncimi i radhës nga ana e PD-së që mori përgjigje nga vetë Nikolla.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja