Boçi:Rama po fundos Akademinë 
e Shkencave, Nikolla nuk ndjehet

Boçi:Rama po fundos Akademinë <br />e Shkencave, Nikolla nuk ndjehet<br>
Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, ka sulmuar sërish kryeministrin Edi Rama. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Boçi ka rikthyer vëmendjen tek Akademia e Shkencave, për të cilën kryeministri Rama ka planifikuar heqjen e financimeve nga qeveria.

Boçi thumbon edhe ministren e Kulturës, Mirela Kumbaro, e cila sipas tij nuk ndjehet përballë kësaj situate. "Në një kohë skandalesh si kjo, pakkush e ka mendjen tek Shkenca. Por nuk harron Kryeministri ynë skandaloz! Ato pak kacidhe që merrte Akademia e Shkencave, nuk do t’i ketë më, sipas “fermanit” të fundit qeveritar. Njerëzit që kanë investuar gjithë jetën për kërkim shkencor albanalogjik por jo vetëm, janë braktisur tani de jure, nga kryeministri që buxhetin e shtetit e konsideron e menaxhon sikur të ishte i shtëpisë së vet. Librat që ato kanë shkruar mund të kalojnë dhe muajt e javët e jetës së Ramës, por ky i fundit nuk pyet fare për honorin e tyre. Dhe honori është gjithçka për to. Ata nuk jetojnë thjesht për honoraret e një qeverie që shkencë ka trafikun”, shkruan Boçi. 

Në vijim të komentit të tij ai shprehet se Ramës nuk i intereson vendi që zë Akademia në arenën mbarëshqiptare apo në kulturën tonë, por vijon me planet e tij. “Rama nuk pyet as për rolin e vendin specifik që zë kjo Akademi në hapësirën mbarëshqiptare. Zbehja e rolit të saj, jep një goditje fatale për kulturën, etnosin dhe historinë shqiptare” – shprehet Boçi. Më tej ai ka hedhur akuza edhe në drejtim të ministres së Kulturës, Mirela Kumbaro, të cilën me ironi e quan “Grua e mirë”, që prej vitesh nuk e di se çfarë është Akademia e Shkencave.

“Po Ministrja e Arsimit?!! “Gru e mirë”, nuk ndihet! Nuk ndihet sepse tash e pesë vite, ende nuk e di së çfarë është Akademia e Shkencave. Shumën e financimit Rama ja kalon kërkimit shkencor në Universitete. Sipas ligjit për këto konkurrojnë si Universitetet publike ashtu dhe ato jopublike. Pra para publike që devijohen, në emër të një qëllimi të lartë, atje ku do Rama” - përmbyll reagimin e tij deputeti Boçi.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë