Duke folur për të ardhurat për periudhën 7 mujore Bode tha se ka një mosrealizim ”prej 11. 5 miliardë lekë dhe me impakt në buxhetin e shtetit janë 9 miliardë lekë. Këto mbeten për t'u adminsitruar në mënyrë që të mos kemi probleme në treguesit."
Bode hodhi poshtë akuzat e maxhorancës së re për përkeqësim të financave publike, dhe saktësoi se defiçiti buxhetor ishte shkak i heqjes së disa taksave.
"Ka një defiçit prej 9 miliard lekësh, i ardhur kryesisht nga disa politika që ka ndjekur qeveria në pranverën e këtij viti, ku ndërmori disa iniciativa fiskale që mbështetën biznesin në kushtet e krizës globale, që kishin të bënin me uljen dhe heqjen e disa taksave, siç ishin vendimet për heqjen e tvsh-së për makineritë, etj. "
Ministri i Financave në ikje shtoi se "defiçiti buxhetor prej 9 mld është tërësisht i menaxhueshëm.”
"Ky defiçit do të mbulohet plotësisht nga ulja e kostos së shërbimit të borxhit publik me 5 miliardë lekë për shkak të situatës pozitive që ka tregu i bonove të thesarit, si dhe nga disa shpenzime që janë administruar nga ministria e Financave për herë të parë, që sigurojnë kursime në të njëjtën masë."
11.5 MLD LEKE MOSREALIZIMI I TE ARDHURAVE
Sa i takon të ardhurave rezultojnë me një mosrealizim prej 11.5 miliardë lekësh. “Të ardhurat u realizuan 94.1 % të programit të periudhës. Të ardhurat për periudhën 7 mujore, tha Bode, rezultojnë me një mosrealizim prej 11.5 miliardë lekësh, ku futet impakti i papasqyruar në buxhet i iniciativave fiskale që bëri qeveria në pranverën e këtij viti si masë për të mënjanuar një impaktim më të thellë të krizës globale dhe rajonale në ekonominë e vendit.
"Niveli i autorizuar si defiçit ka qënë një shumë prej 43 miliardë lekësh, nga i cili janë marrë 47 miliard lekë. Diferenca prej 4 miliard lekësh është fituar tërësisht nga defiçiti i marrë nga pushteti vendor, i cili ka realizuar 6.4 miliardë lekë të ardhura në këtë periudhe dhe ka shpenzuar 17.5 miliardë lekë", tha Bode.
Ky defiçit, vijoi ai, ka qënë i programuar të ishte në parametrat 7.4 miliardë lekë dhe tejkalimi ka ardhur për të plotësuar nevojën e shpenzimeve që ka patur buxheti vendor, i cili ka përshpejtur përdorimin e transfertave në buxhetin qendror, ose ka përdorur të ardhurat e trashëguara nga viti i kaluar, që do të thotë, sqaroi Bode, që në periudhën në vijim do të jetë më i kufizuar me shpenzimet.
Sipas Bodes, niveli i programuar i deficitit vjetor të buxhetit është 48 milionë lekë, ndërkohë që niveli i marrë deri më sot është 34 milionë lekë. 12 miliard lekë janë të ardhura nga privatizimet të cilat janë të autorizuara të përdoren në momentin e arkëtimit.
DEFICITI BUXHETOR FAJTOR PUSHTETI VENDOR
Për deficitin buxhetor Bode bëri me faj edhe pushtetin vendor i cili ka tejkaluar shpenzimet. “Nga 6.4 mld lekë të ardhura në këtë periudhë pushteti vendor ka shpenzuar 17.5 miliardë lekë. Ky defiçit ishte programuar të ishte rreth 7.4 mld lekë por tejkalimi ka ardhur shkak i përdorimit të pushtetit vendor. Deficiti i pushtetit vendor është 4 miliardë më shumë sa ishte programuar" “- tha Bode duke shtuar se "defiçiti buxhetor prej 9 mld është tërësisht i menaxhueshëm.”
Bode vlerësoi se ky vit elektoral, me problemet që kanë të bëjnë me uljen e taksave dhe dhënien e favoreve të biznesmeve për të nndihmuar ata që të kalojnë krizën, është mbyllur me një bilanc pozitiv.
“Investimet janë 44 miliardë lekë përballë 35 miliardë që është huamarrja totale e brendshme dhe e huaj. Edhe muaji gusht nuk do të ketë huamarrje të re.
Bode hodhi poshtë akuzat për një borxh të ri. Sipas tij "bonot e thesarit shihten e blihen nuk është shtesë borxhi por rishërbim”
Sa i takon situatës makroekonomike Bode e vlerësoi si pozitive.
“Ka rënie të mëtejshme të niveltit të papunësisë dhe rritjes së punësismit nga 13.1 në 12.8. Bilanci tregrar i vendit ka një përmirësim të dukshëm. Nuk ka pasur asnjë lloj devijimi dhe asnjë lloj incentive fiskal."
Sa i takon të ardhurave nga shitja e hidrocentraleve firmës “Kurum”, tha se këto para janë deklaruar si zë më vete nën vijën e buxhetit.
TE ARDHURAT PER KORRIKUN,
Sipas Bodes gjatë muajit korrik, u arkëtuan 23 miliardë lekë në buxhetin e shtetit dhe përbën një muaj me "një trend pozitiv me të ardhurat tatimore krahasuar me një vit më parë."
"Niveli i shpenzimeve ishte 27 miliardë e 870 milionë lekë. Muaji korrik u mbyll me sufiçit në buxhet 400 milionë lekë, i programuar me një defiçit prej 2 miliardë lekë. Huamarrja e brendshme është ulur në krahasim me stokun që kishte në qershor. Këto përbëjnë të dhënat që vërtetojnë se angazhimi i administratës ka qenë maksimal për të mos shkaktuar asnjë denatyrim të programit të miratuar me ligj nga Kuvendi i Shqipërisë edhe këtë periudhë të pas zgjedhore,” - tha ai.
(Në foto: Rezullatatet e 7-mujorit në realizimin e Buxhetit të Shtetit i pasqyruar në miliona lek dhe në përindje)
Redaksia online
(s.g/shqiptarja.com)