TIRANE- Ministri i Finacave Ridvan Bode deklaron se skema aktuale e sigurimeve shoqerore “është e brishtë dhe deficitare.”. Bode ishte sot i pranishëm në konferecen shkencore të organizuar me rastin e 20 vjetorit të themelimit të ISSH, Instituti i Sigurimeve Shoqërore, të zhvilluar në sallën e konferencave të hotel Sheraton.
Bode deklaroi se “qeveria shqiptare ka bërë të mundur rritjen e pensioneve të qytetit dhe fshatit dhe do të vazhdojë në këtë rrugë, edhe pse vendi ndodhet në vështirësi ekonomike për shkak të krizës që ka prekur vendet fqinje.”
Ministri i Financave ftoi opozitën të bashkëpunojë me qëllim përmirsimin e skemës së sigurimeve shoqërore që ajo të jetë sa më gjithëpërfshirëse.
Ministri i Punës, Spiro Ksera i pranishëm në aktivitet tha se qeveria do të bëjë përpjekjen për të bashkëpunuar më shumë me ISSH-në në hartimin e politikave sociale, si dhe për formimin e një fryme bashkëpunimi të këtij institucioni me institucionet homolge të tij në vendet fqinje .
Ky bashkepunim do jete voluminoz , sidomos në vendet ku ka emigrantë shqiptarë me qëllim përfshirjen e tyre në skemën e sigurimeve shoqërore.
Te pranishëm në këtë konferencë ishin dhe drejtues të lartë të ISSH, dhe përfaqesues të grupeve te interesit
(eb/sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com