Një grua e cila dikur vuante nga anoreksia e gjeti shpëtimin e saj duke u marrë me Bodybuilding. Nga 500 kalori ajo tashmë merr 5000 kalori në ditë. Kur ishte adoleshente, Lisa Cross e urrente trupin e saj. Ajo ishte e kushtëzuar të vishte vetëm rrobat e fëmijëve pasi fiziku i saj ishte tepër i vogël. Pasi zbuloj botën femërore të bodybuilding, ajo filloj të konsumonte dhjetë vakte në ditë duke e ndjerë veten të shëndetshme dhe seksi. Aktualisht ajo konsumon një dietë me 5.000 kalori e cila përmban oriz, proteina, pije , biftek dhe brokoli. 35 -vjeçarja thotë se: "Unë kurrë nuk jam ndjerë kaq e lumtur me fizikun tim. Unë ndihem femërore dhe seksi”.

"Gjatë këtyre viteve unë jam trajnuar dhe qëndrimi im ndaj ushqimit ka ndryshuar tërësisht. Unë nuk e shijoj ushqimin. Unë e shoh ushqimin si karburant. Në një fazë të jetës sime unë kam konsumuar më pak se 500 kalori në ditë ndërsa tani unë konsumoj rreth 5.000 kalori”, shtoj ajo. Shpëtimin e saj nga anoreksia ajo e gjeti në konsumimin e ushqimit duke e parë si e vetmja zgjidhje që mund të kontrrollonte shëndetin e saj. Ajo kujton: “Unë kurrë nuk kam qenë akademikisht e talentuar, kjo nuk ka ardhur tek unë si e natyrshme siç ka ndodhur me vajzat e tjera por unë e kam “detyruar” veten time për të arritur një bodybuilding.

"Unë gjithmonë kam pasur një qëndrim të rastësishëm në ushqim, duke përdorur dietat tekanjoze dhe zhvillimin e shprehive të çuditshme, por rreth moshës 15 vjeç nuk kisha më oreks për të konsumuar ushqim”, shtoj ajo. Ajo tregon eksperiancën e saj kur ishte anoreksike në adoleshencë: “Personaliteti im ndryshoj tërësisht dhe më frikësonte ideja për të folur për ushqimin”. Kthesa e sëmundjes së anoreksisë së saj u kthye në moshën 17 vjeçare ku ajo shikonte trupin e saj në fotot me bikini.

Më pas, flokët e saj filluan të binin. “Ashtu si të gjitha vajzat e reja unë i pëlqeja flokët e mia dhe një ditë në dush vura re se ato po binin në masë të madhe”. Pas mbarimit të shkollës, ajo shkoj në Japoni për të mësuar anglishten dhe në këtë moment e kuptoj që kishte një problem. Aty ajo kuptoj vlerën e ushqimin si karburatë në organizmin e saj. Lisa u kthye nga Japonia pas katër vjetësh dhe me kalimin e kohës ajo krijoj miqësi me bodybuilders të tjerë në palestër e saj. Ajo tashmë merret me bodybilding dhe ndihet e lumtur me fizikun e saj.

Redaksia Online
(Matilda Zaimi/Xhulia Karavella/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com