"Mendoj se kërkesa e presidentit është e drejtë", theksoi John Boehner, pas një takimi të grupit në Capitole.
"Nuk ka asnjë arsye për të mos bërë atë që presidenti na ka kërkuar të bëjmë", shtoi ai.
Duke u bërë thirrje përfaqësuesve të votojnë "po", gjatë një votimi që do të zhvillohet nesër, ai nënvizoi rezervat e kampit të tij përsa i përket të gjithë strategjisë së Barck Obamës kundër ISIS-it.
"Nëse qëllimi është shkatërrimi i ISIS-it, ne duhet të shkojmë shumë më larg se ndërhyrja e dikujt në Siri dhe disa të tjerëve në Irak si edhe bombardimet", konfirmoi John Boehner./ATSH/
