Ish deputeti Gert Bogdani sugjeron rinovim dhe riformim të Partisë Demokratike. Në një intervistë për Report Tv në emisionin ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj thotë se në opozitë nuk duhet të jetë më grupi i njerëzve që sjell vetëm dështime.
Për Sali Berishën dhe Lulzim Bashën thotë se nuk janë asgjë tjetër veçse persona që s’kanë lënë gjë pa thënë për njëri-tjetrin dhe shprehet se edhe lidershipi i PD ka nevojë për ndryshim.
“Për mendimin tim, më i rëndësishëm është bashkimi i PD. Nuk diskutohen emrat e përveçëm, jo funksionet. Nëse një person kryen një funksion, mban përgjegjësi. Një grup njerëzish që të con dështim pas dështimi nga 2013 e deri sot, të con në të njëjtin rezultat, humbje. Është problem i një enturazhi të tërë, PD ka nevojë për bashkim dhe rinovim total që të sjellë shpresë e të bëhet e besueshme për qytetarët shqiptarë. Nëse bëjmë këto skema e lojëra, nuk i transmetojmë asnjë pikë besimi qytetarëve shqiptarë. Berisha e Basha janë njerëz që s’kanë lënë gjë pa thënë për njëri-tjetrin. PD ka nevojë për rinovim në figura dhe riformim në funksione”, tha Bogdani.
Ndër të tjera, ish deputeti bëri një bilanc të zgjedhjeve duke thënë se pa llogaritur 6 marsin duke thënë se kanë qenë vetëm me humbje për demokratët.
“Nga 2013 janë bërë 6 palë zgjedhje që sjellin disfatë për demokratët. Janë 2 dimensione që shkojnë paralel, vjedhja e qeverisë por edhe mungesa e alternativës. Të ndryshojmë mënyrën e të bërit punë”, tha Bogdani.
Prej zgjedhjeve të 14 majit, në PD po diskutohet se cila do të jetë mënyra më e mirë për t'u kthyer në alternativë për shqiptarët. Gazment Bardhi zhvilloi dje diskutime me grupin parlamentar të PD dhe Kryetarët e Degëve, të cilët kanë qëndrime të ndryshme. Deputetët thonë që zgjedhjet për kreun e ri të PD të mos zhvillohen tani ndërsa Kryetarët e Degëve thonë se deri më 15 korrik duhet të përfundojë procesi dhe PD të ketë kryetar.
M.Q./KT/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Skandali tek Onkologjiku, a duhet hetimet të shkojnë përtej mjekëve?
-
Po
93.3%
-
Jo
4.8%
-
Nuk e di
1.9%
Vota total: 104
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Dosja Onkologjiku, opozita: Ta hetojë SPAK! Shqiptarët paguajnë të mos marrin shërbim
29 Qershor, 15:39
-
‘Mos u habisni kur të votojnë bashkë mbylljen e listave’, Alibeaj akuzon PD-PS për zgjedhoren: Pazar i politikës së vjetër
29 Qershor, 15:02
-
Të dhënat e Censit dolën/ Çoçoli në 'Studio Live': INSTAT duhet të bëjë transparencë pse u vonuan! Haxhimali: Ka indicie për 1.7 milion banorë
28 Qershor, 19:07
-
50 milion euro pasuri të sekuestruara/ Avokati në 'Studio Live': Ka pastrim parash, duhet provuar! Tirana më shtrenjtë se Barcelona, s'ka logjikë
28 Qershor, 17:42
-
Basha pa vulë, Kreshnik Çollaku kërkon armëpushim, mund të bashkëekzsistojmë në flamurin e PD-së
28 Qershor, 11:22
-
Skandali tek Onkologjiku, Spahiu: SPAK të akuzojë Ministren e Shëndetësisë për moskryerje të detyrës pas raportit të KLSH-së
27 Qershor, 18:35
-
Europiani kuqezi/ Gazetari Ernest Koçi: Trajneri Sylvinho drejt largimit, e ka mbyllur me Shqipërinë! Broja neglizhoi stërvitjen para Spanjës
27 Qershor, 17:50
-
Skandali tek Onkologjiku, gazetari Sokol Dema në 'Studio Live': Aparatura e kobalto terapisë ende nuk është hequr, vijon të lëshojë rrezatim! Gashi ia bënte serioze situatën pacientëve
27 Qershor, 17:35
-
Nuk kanë fund debatet në PD! Deputetët-Bardhit: Hiqe Fluturën nga kryetare komisioni! Reagon Açka: Salierë politikë të rritur hijeve, e që vrisni hije
26 Qershor, 21:14
-
Basha humbi vulën e PD-së, Kulluri: Duhet të ishte më i vendosur! Fraksion tek Berisha nuk do kërkojmë, kemi vendosur fytyrën në betejë
26 Qershor, 19:03
-
Skandali i Onkologjikut, PD kërkon interpelancë me Koçiun! Bardhi: ‘Llogari’ edhe Ramës, ka emëruar ish agjentin e shërbimeve sekrete rumune si këshilltar të Jashtëm
26 Qershor, 14:30
-
Dokumenti/ Skandali në QSUT, Grupi i PD kërkon interpelancë urgjente me ministren e Shëndetësisë
26 Qershor, 14:00
Gert servili, doli ky ne sken, tarallak komplet
PërgjigjuJA TE TE VENDOSIM TY GERTI NE KRYTE TE PD QE TA COSH PER LESH KOMPLET
Përgjigju