Ky është prorami i ndeshjeve të edicionit të këtij viti të turneut “Roma Caput Mundi”
Dita e parë – 19 shkurt, ora 15.00
SHQIPËRI – MALTË
Dita e dytë – 20 shkurt, ora 15.00
SHQIPËRI-GREQI
Dita e TRETË – 22 shkurt, ora 15.00
C.R. LAZIO – SHQIPËRI
Ndeshja finale e turneut është parashikuar për t’u zhvilluar në datën 23 shkurt në orën 10.30. Në lidhje me këtë turne trajneri Erion Bogdani për faqen zyrtare të FSHF-së deklaroi “Sikundër edhe edicionin e kaluar, edhe këtë vit jemi pjesëmarrës në një turne të tillë që na shërben jo pak për konsolidimin e grupit, gjendjen fizike e sportive të lojtarëve.
Njëherësh të tilla evente shërbejnë shumë edhe për evidentimin e lojtarëve të rinj, vlerësimin dhe ecurinë e tyre. Në këtë turne kam përfshirë edhe 12 futbollistë nga kampionati shqiptar për këtë moshë, dhe së bashku me stafin do të vlerësojmë ecurinë e tyre. Janë një pjesë e lojtarëve që gjatë gjithë kohës ndiqen dhe vëzhgohen nga stafi. Do të provojmë sërish të shkojmë deri në fund të turneut, pse jo për të sjellë një tjetër trofe.”
Lista e plote
d.b/shqiptarja.com









