TIRANË - Kandidati i pavarur për bashkinë e Tiranës Gjergj Bojaxhi në një deklaratë pqr media ka akuzuar partitq politike se po fshehin financimin per fushatën. Bojaxhi deklaroi se ka bërë publike të gjithë mbështetjen financiare që qytetarët i kanë dhënë për fushatën në kryeqytet. Ndërkohë i bëri thirrje qytetarëve që në 21 qershor mos të votojnë kandidatët e dy forcave të mëdha politike.
“Financimi partive është një problem i madh që kemi, pasi nga është burim keqqeverisje dhe korrupsioni. PartitË dhe fushatat e kandidatëve të tyre financohen nga biznese multimilionëshe, burime të dyshimta apo ndoshta edhe kriminale. Për këtë shkak një pjesë e madhe edhe nuk deklarohen duke bërë një tjetër krim, atë të evazionit fiskal. Paraja ka kapur politikën. Politikanët sigurojnë pushtet nga financimi i miliardierëve dhe kur hipin në pushtet vihen shërbim të tyre duke shitur interesat tona. Kjo është faktuar gjatë gjithë këtyre viteve. Keqqeverisja do vazhdojë nëqoftëse ne së bashku nuk ndalojmë me voten tonë këto parti të financuara në mënyrë të dyshimtë”, u shpreh Bojaxhi.
Të gjitha dhurimet do të jënë publike dhe të detajuara në faqen www.netirana.al.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO