Bojaxhi: Kalaja e Tiranës rrezikon 
shkatërrimin nga betoni i pub-eve!

Gjergj Bojaxhi, i cili kandidon si i pavarur në Bashkinë e Tiranës ka denoncuar rrënimin e objekteve të trashëgimisë kulturore. Bojaxhi ishte tek Kalaja e Tiranës, ku tha se ky monument kulture i kategorisë së parë rrezikon shkatërrimin nga betoni.
 
“Kalaja e Tiranës, monument kulture i kategorisë së parë, ndryshe e quajtur kalaja e Bargjinëve që daton në shekullin 18, më pas e rindërtuar nga familja Toptani. Këtu janë hedhur mure prej betoni duke rrezikuar kështu shkatërrimin e kësaj vlere të jashtëzakonshme historike kulturore të Tiranës. Kryeqyteti po humb të shkuarën. Kalaja e Tiranës është shndërruar në vend për bare, klube dhe restorante”, tha Bojaxhi.
 
Duke u angazhuar që në drejtimin e tij, bashkia do të ndalojë shkatërrimin e vazhdueshëm që i bëhet monumenteve të kulturës në Tiranë, theksoi se do t’i ruajë dhe nuk do japë leje zhvillimi bizneseve tek këto monumente, në mënyrë që të kryejnë funksionin e tyre historik, informues dhe turistik.
 
“Sot Tirana është një qytet i sulmuar nga klientelizmi, korrupsioni dhe patronazhi politik dhe viktimë e tyre është edhe trashëgimia kulturore e qytetit të Tiranës. Gjatë këtij çerek shekulli korrupsioni ka shkatërruar mbi 100 objekte të trashëgimisë kulturore të cilat vlejnë për t’i treguar brezave të ardhshëm identitetin tonë”, u shpreh Bojaxhi.

Kalaja e Tiranes
kalaja

Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Gonzato takon kryetaren e KLP: Një sistem gjyqësor efektiv dhe i pavarur, rol kyç për të ardhmen e vendit në BE

Gonzato takon kryetaren e KLP: Një sistem gjyqësor efektiv dhe i pavarur, rol kyç për të ardhmen e vendit në BE