Boiken Abazi: PS deformoi votën e qytetarëve, dyshime se në shumicën e rasteve u ndihmuan nga komisionerët e PD! Vetëvendosje do bëhet subjekt politik në Shqipëri

Boiken Abazi, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri, i cili garoi si i kandidat i pavarur në Tiranë në zgjedhjet e 25 prillit, ka akuzuar Partinë Socialiste se ka deformuar votën e qytetarëve.

I ftuar në emisionin "5 Pyetje nga Babaramo" në "Report TV", Abazi u shpreh se ata kanë një sërë provash që vërtetojnë manipulimin e zgjedhjeve nga PS, por ndërkohë hodhi akuza edhe në drejtim të PD, ku tha se shumica e rasteve të pretenduara të deformimit të votës së qytetarëve, nuk do të kishin ndodhur pa bashkëpunimin e komisionerëve të PD.

"Provat ekzistojnë. I kemi bërë publike me foto e video dhe ende nuk kanë lëvizur organet e drejtësisë. Në Gjirokastër të gjithë e kanë parë komisionerin të hapte fletët e votimit dhe të plotësonte x-et sipas qejfit. Ne provat do t'i dorëzojnë në KAS dhe në prokurori. Ka raste kur është votuar për ne dhe nuk është llogaritur vota. Apo është vënë plus në emrin tim dhe më pas edhe në emrin e Edi Ramës, kjo nuk ka kuptim. Kjo na jep arsyet që të kuptojmë që ka funksionuar një orkestrim për të deformuar votën e qytetarëve nga partia në pushtet. Kemi dyshime që në shumicën e rasteve kjo nuk do kishte ndodhur pa bashkëpunimin e komisionarëve të PD. Kjo është fatkeqësia. Unë pajtohem me kritikat që PD po i bën pushtetit aktual, që po shkon drejt diktaturës, apo për keqpërdorimin e fondeve publike, legalizimeve, blerjes së votës. Por është e domosdoshme të mbrohet procesi", tha ai.

Abazi shtoi se ata janë duke përgatitur edhe një ankesë për shpalljen e pavlefshme të zgjedhjeve.

"Jemi duke përgatitur një ankesë që do ta dorëzojmë në KAS për shpalljen e pavlefshmërisë së zgjedhjeve. Ne kemi evidentuar shumë probleme", u shpreh Abazi.

Në lidhje me aktivitetin e Vetëvendosjes në Shqipëri, Abazi theksoi se ata do të bëhen subjekt politik në Shqipëri.

"Kjo për ne është hera e parë që marri pjesë në zgjedhje, sigurisht që nxorëm mësime në këtë proces, por ne jemi futur në një betejë politike dhe kjo nuk do të ndalet. Ne sapo ja kemi nisur dhe patjetër do bëhemi subjekt politik, do jemi patjetër subjekt i ri politik dhe na kërkojnë edhe qytetarët. Tashmë na njohin dhe nuk do jemi kaq sa jemi sot, por do rritemi", shtoi ai.

Për raportet mes kryeministrit Edi Rama dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, Boiken Abazi u shpreh se Kosova nuk mundet dot pa Shqipërinë në dhe anasjelltas, duke shtuar se ata duhet të gjejnë mënyrën si të bashkëpunojnë.

"Kosova nuk mundet pas Shqipërinë dhe Shqipëria pa Kosovën. Është e domosdoshme për kryeministrin e Kosovës të bashkëpunojë me kryeministrin e Shqipërisë, Presidentin apo kryetarin e opozitës. Edhe Shqipëria nuk ja del dot pa Kosovë. Puna më e vështirë fillon tani për qeverinë Kurti. Është e dmosdoshme që sa i përket çështjes kombëtare, bashkëpunimit, të ndërmerren hapa sa më shpejt. Të dy kryeministrat duhet të gjejnë mënyrën sesi të bashkëpunojnë, është e domosdoshme. Pengesat duhen eliminuar sa më parë", theksoi Abazi.

/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • dreni: 04/05/2021 16:55

    Te genjen mendja mor idjot ti dhe plera Albin Kurti kurr nuk do te fitoni ne Shqiperi se shqiptareve nuk u thote njeri qe jeni te trash....

    Përgjigju
  • peoples: 04/05/2021 02:29

    Jashte VV nga Shqiperia

    Përgjigju
  • Tani: 04/05/2021 01:21

    QERROHU NE KOSOVE MOR PALACO,,KUSH. TE TA ARDHUR NGA SHQIPERIA E TE KA KANDIDUAR NE KOSOVE...

    Përgjigju
  • Jim: 04/05/2021 00:41

    Po ik or malok Kosove shko be vendin tend se ska nevoje Shqiperia per parti si Ju Regulluat Kosoven dhe Ju mbeten te tjerat pa rregullu!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja