Bojkot mediave/ Reporterët pa Kufij 'shuplakë' Bashës: Vë në dyshim besimin në media

Bojkot mediave/ Reporterët pa Kufij 'shuplakë' Bashës: Vë në dyshim besimin në media

Reporterët pa Kufij (Reporters Without Borders) ka dalë në një deklaratë ku ka dënuar deklaratat e krye demokratit Lulzim Basha lidhur me mediat. Kreu i PD, Lulzim Basha mësohet se u ka kërkuar të tijve që të bojkotojnë mediat për të paktën një periudhë 5 ditore.  Ndërkohë përmes një njoftimi zyrtar të shpërndarë nga Reporterët pa Kufij , organizata prestigjoze që mbron lirinë e medias shprehet se gjuha e përdorur nga kryedemokrati Lulzim Basha vë në dyshim pavarësinë e gazetarëve dhe dëmton besimin në media.

“Reporterët pa Kufij” shprehin keqardhje të fortë se lideri i opozitës Luzlim Basha u ka bërë thirrje fshehurazi anëtarëve të partisë së tij për të bojkotuar disa media nën pretekstin se ata i shërbejnë propagandës së kryeministrit
Edi Rama. Duke vepruar kështu, Basha vë në dyshim pavarësinë e gazetarëve dhe dëmton besimin në media”, shkruan RSF.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Avioni me 67 persona në bord dyshohet se u godit nga rusët, vetëm 28 mbijetuan

Kazakistan/ Avioni me 67 persona në bord dyshohet se u godit nga rusët, vetëm 28 mbijetuan