Bojkoti i avokatëve, shtyhet seanca në Apelin e Posaçëm për Fredi Belerin

Bojkoti i avokatëve, shtyhet seanca në Apelin e Posaçëm për Fredi Belerin

Fredi Beleri

TIRANË- Seanca në Apel për Fredi Belerin është shtyrë sërish për shkak të bojkotit të avokatëve në mbarë vendin. Seanca e radhës për Belerin është caktuar në datë 14 qershor ora 10:00.

Kjo është dita e fundit e bojkotit të avokatëve, të cilët pas dhunës ndaj Sokol Mëngjesit vendosën bojkot të seancave gjyqësore nga data 5 deri më 7 qershor.

Beleri kërkon në Apelin e GJKKO pafajësi për dënimin me 2 vite burg pasi u kap duke blerë vota në zgjedhjet vendore të 2023. Seanca e parë në Apelin e Posaçëm më datë 27 maj dështoi, pasi Beleri nuk ishte i pranishëm me argumentin se ende nuk ka zgjedhur avokat për ta mbrojtur në këtë proces.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja