Bojkoti i futbollit në prag të zgjedhjeve parlamentare! Duka, Kokëdhima dhe Alibeaj, po përdorin sportin për politikë?

Pandemia e koronavirusit nuk ka kursyer asnjë vend të globit, por çuditërisht vetëm në Shqipëri nuk po luhet futboll prej tre javësh. Përballë janë vendosur qeveria me ligën profesioniste të futbollit e mbështetur nga federate.

Nga njëra anë liga profesioniste kërkon lehtësira fiskale ndërsa nga ana tjetër qeveria thotë se klubet e futbollit po fshehin bilancet dhe deklarojnë në organet tatimore të ardhura si punonjës fasonerie.

4 kërkesat i ligës profesioniste

-Miratimi i një ligji të ri për sponsorizimet, sipas formës së propozuar nga komuniteti i futbollit, pasi ndryshimet e propozuara nga qeveria nuk kanë asnjë efekt.

-Përfshirjen e të gjitha aktiviteteve ekonomike të futbollit në TVSH-në e reduktuar në masën 6% si bujqësia dhe turizmi dhe jo vetëm infrastrukturën sportive.

-Zerimin e gjobave dhe kamatë-vonesave për detyrimet fiskale të prapambetura për të shmangur kolapsin financiar të klubeve.

-Zgjatjen e efekteve të përjashtimit nga tatimi mbi të ardhurat për sportistët nga 2 në 10 vite.

Ndërsa qeveria nga ana e saj  ka ngarkuar deputetin Fidel Ylli i cili bashkë me ministren e financave kanë zhvilluar takime me ligën profesioniste por që të gjitha kanë dështuar.

Por a është ky momenti më i mirë për ti kërkuar qeverisë të shtojë fondet tek futbolli, kur vendi u trondit ekonomikisht nga tërmeti e tashmë prej disa muajsh është në mesin e një pandemie që ka pakësuar të ardhurat në arkën e shtetit.

E pikërisht taksave të biznesit të madh iu ka vënë syrin presidenti i futbollit Armand Duka i cili së fundmi ka bërë një propozim përmes ndryshimeve të ligjit të sportit.

Ligji për sponsorizimet synon që 30% e taksave të bizneseve që kanë xhiro mbi 1 mln euro në vit të shkojnë për sportin, me kushtin që emri i tyre të reklamohet. 30% do të njihet si i patatueshëm nga qeveria, me qëllim zhvillimin e sportit. I njëjti ligj që sot ka Kosova.

Por përtej kërkesave legjitime apo jo të përfaqësisë së futbollit që ka bojkotuar fushat e lojës më të bukur në botë, dhe po vijon një beteje deklarata rrufe që kryeministri sot e cilësoi si shantazh të pastër, kjo duket më shumë si një luftë politike.

Përse ky bojkot tani në prag të prag të fushatës elektorale dhe zgjedhjeve të përgjithshme?

Ndoshta për të krijuar pakënaqësi tek tifozët e futbollit që me shuma gjasa do ngarkojnë me përgjegjësi qeverinë pse nuk po zgjidh ketë ngërç.

Por kush janë aktorët kryesorë që po çojnë përpara këtë luftë sportive-politike dhe a kanë për zemër ata vetëm sportin ?

Në krye të federatës shqiptare të futbollit është prej 5 manadtesh Armand Duka i cili është përplasur sistematikisht me qeverinë, ndërsa drejton një institucion pothuajse tërësisht të pavarura nga qeveria sidomos ekonomikisht.

Listës i shtohet Koço Kokëdhima si përfaqësues i skuadrës së Apolonisë së Fierit në cilësinë e presidentit të kësaj skuadre.

Por sa objektiv mund të jetë ish deputeti i cilësuar vite më parë si i plotëfuqishëm i jugut?

Kokëdhima u largua nga partia socialiste me shumë qejf mbetje me ndaj Ramës që nuk kursen t'ja kthejë, pavarësisht se flet për sport apo për politikë.

Një tjetër aktor që me gjasa nxit këtë bojkot është edhe ish deputeti i partisë demokratike Enkelejd Alibeaj. Ai mban postin e anëtarit të komitetit ekzekutiv në federatën shqiptare të futbollit. Dhe është një zë i fuqishëm në vendimmarrjet e këtij institucioni.

Sa objektiv mund të jetë Alibeaj në punë e tij të dytë pasi akuzon çdo ditë nga selia blu qeverinë?

Skudrat e superligës shqiptare cilësohen profesioniste dhe kryesisht të ardhurat i krijojnë nga shitja e futbollistëve por dhe pjesëmarrja në kupat e Europës.

Vetëm gjatë muajit shtator skuadrat shqiptare që kanë luajtur në kupat e Europës kanë përfituar qindra mijëra euro nga UEFA. Ndërsa vijojnë të marrin fonde nga pushteti vendor pavarësisht nevojave që kanë sot bashkitë./ Përgatit Olsjan Laskaj

I.K/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • sifi: 29/09/2020 22:30

    Bojkoti ka natyre politike dhe jane te tre emrat qe permendet inisiatore .Duka mire eshte ti hy politikes se ne FSHF eshte kot .Populli ka njemij halle dhe nuk i rreh tek futbolli.Pergjigja e sotme e rames ishte e llogjikshme ne zbatim te ligjeve te shtetit.Koqo Koqedhima te vazhdoj bojkotin se me politiken e perzuan

    Përgjigju
  • Askushi: 29/09/2020 21:24

    Politike e paster.duka nje i pangopur dhe i paftyre.

    Përgjigju
  • Tirona: 29/09/2020 21:19

    i ka zone firika se OFL ka gati formularet dhe Spaku se shpejti do zbarkoje tek zyrat e Federates dhe tek klubi i Apollonise, jane trembur Duka dhe Kokedhima dhe me kete qe po bejne kujtojne se do te stabilizojne vendin. Ne burg do ta kene vendin.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi për Durrësin/ PS thellon diferencën ndaj PD-së me 9 mandate deputetësh, kundër 5 të demokratëve

Sondazhi për Durrësin/ PS thellon diferencën ndaj PD-së me 9 mandate deputetësh, kundër 5 të demokratëve