Bojkoti i mjekëve/ Shehu: Kushte afrikane, qeveria i detyron specializantët të largohen

Bojkoti i mjekëve/ Shehu: Kushte afrikane, qeveria i detyron specializantët të largohen

Ditën e djeshme disa mjekë specializantë në QSUT vendosën të bojkotojnë shërbimet 24 orëshe.

Mjekët i drejtuan një petiocion Ministrisë së Shëndetësisë, QSUT-së, Dekanit dhe Urdhrit të mjekut me 5 kërkesa, lidhur me pagat dhe kushtet e punës.

Një ditë pas vendimit për bojkot, ish-deputeti demokrat Tritan Shehu e ka komentuar këtë akt të mjekëve si të drejtë dhe të qartë.

"Rreth gjysma e mjekëve specializantë, që realizojnë një volum shumë të madh pune klinike në spitalet ku punojnë, janë me “kuota të lira”, pra pa asnjë pagesë. Të tjerët marrin një pagesë minimale prej 40000 Lekë në muaj."- thotë Shehu.

Përveç pagës, ai ka përmendur edhe kushtet në të cilat punojnë këta specializantë, që sipas tij janë thelbësore.

"Dhe në mënyrën më skandaloze në shumicën dërmuese nuk kanë as të drejtën e të ushqyerit apo të dhomave të pushimit gjatë shërbimit të rojes, elemente këto njerëzore, por dhe thelbësore." deklaron ish-deputeti.

Kështu, Tritan Sheu shpreh mendimin, se të tilla arsye detyrojnë shumë mjekë të largohen nga Shqipëria dhe të punojnë jashtë vendit.

Komenti i plotë:

Qeveria i detyron mjekët të largohen nga vendi.
Peticioni i mjekëve specializantë është i qartë dhe i drejtë, në kërkesat e tij minimale.
Rreth gjysma e mjekëve specializantë, që realizojnë një volum shumë të madh pune klinike në spitalet ku punojnë, janë me “kuota të lira”, pra pa asnjë pagesë. Të tjerët marrin një pagesë minimale prej 40000 Lekë në muaj.

Ndërkaq ju paguhet vetëm një numër i vogel shërbimi të rojeve, të cilat do të bënin kolaps pa ata.
Dhe në mënyrën më skandaloze në shumicën dërmuese nuk kanë as të drejtën e të ushqyerit apo të dhomave të pushimit gjatë shërbimit të rojes, elemente këto njerëzore, por dhe thelbësore.
Dhe në fund për komedi, duhet t’i paguajnë një kompanie private të kontraktuar me PPP edhe për parkimin e makinave të tyre brenda territorit të spitalit.

Pa dashur të shtoj edhe një mije arsye të tjera madhore, që po detyrojnë mjekët tanë të largohen nga vendi duke arritur nivelin prej 1 mjek për 1000 banore, nivel ky afër atij afrikano qendror, mendoj se të mësipërmet mjaftojnë për të kuptuar realitetin e shërbimit tonë shëndetësor dhe pse ai po braktiset.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lushnjari: 28/06/2019 17:08

    O Tritan a nuk te doli prasi qe ta futem ne bythe o burr dhe tani drl ne mbrojtje te ketyre fukarejve me shtepia luksoze me vila jasht shteti me pushime me luksoze nder vendet mete bukura te botes vetem me 40,000 mij lek ne muaj,pa permendur lukset te tjera per keta fukarej.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Bashar Al-Assad rrezikon gjykimin për krime ndaj njerëzimit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare

Bashar Al-Assad rrezikon gjykimin për krime ndaj njerëzimit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare