Balla: Panariti firmosi kontratë qeraje toke për Balilët. Ish-ministri: Është mashtrim

TIRANË- Ditën e sotme në Kuvend, kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka akuzuar ish-ministrin e Bujqësisë, Edmond Panaritin se kishte firmosur një kontratë qeraje toke për Balilët. 

Në postimin e tij, Panariti shkruan se kjo është lehtësisht e verifikueshme, duke deklaruar se tashmë publiku e ka të qartë e kush shoqërohet me trafikantë.

“Nuk ka kontratë të lidhur as nga Ministria e Bujqësisë dhe as nga Edmond Panariti, me trafikantin Kelmend Balili… zoti Taulant Balla!! Ky është një mashtrim…lehtësisht i verifikueshëm dhe i hetuëshem… Keni një vit që vetëm hetoni dhe auditoni procese dhe procedura për të cilat janë shprehur që nga KLSH e me radhë. Vazhdoni!! Por, se kush shoqërohet me trafikantë, dhe madje e deklaron hapur këtë, publiku e ka tashmë të qartë. Por kjo nuk ju ndihmon në fshehjen e dështimit spektakolar të Bujqësisë, në vitin tuaj të tepsisë.

Edmond Panariti, deputet

Gjithashtu nga foltorja e Kuvendit, Balla ka hedhur hije dyshimi mbi mbledhjet e opozitës në hotele. Sipas tij, është e paqartë se kush dhe si paguhen faturat.

Fjala e plotë e Ballës në Kuvend:

Panariti firmosi kontratë qeraje toke për Balilët. Ne u sekuestrojmë hotelet po nuk ju marrim dot tokën sepse kontratën e kanë qepur mirë. Duhet të gjejmë zgjidhje ligjore për t’u anuluar kontratat. Në Belsh liqenet janë dhënë me qera për peshk sipas kontratës që ka dhënë ish-aleati ynë. Në qëndër të Belshit peshqit ushqehen me gëlasa pulash. Këto duhen prishur, z.ministër. S’mund të flasë për oligrakët gjobaxhiu më i madh i tyre, Lulzim Basha. Kompania e kunatit e bashkëshortes së Bashës jep konsulenca oligarkëve. A është kjo gjobë z. Basha? Unë mendoj që po. Të sqarojë Luli si fillim marrëdhëniet e tij me oligarkët. S’dihet ende kush paguan faturat e mbledhjeve të tua nëpër hotele. Sa për vettingun e politikës nuk ka asnjë zgjidhje tjetër më të mirë se sa SPAK & BKH. Nënvizoj kërkesën tonë të bëjmë një audit të plotë për tokat e dhëna me qera. Ato që nuk janë shfrytëzuar duhet t’i kthehen shtetit që t’i vendosë në dispozicion të ekonomisë shtetërore.

Postimi i plotë i Panaritit:


Lajmi kryesor:

Kuvendi miraton me 71 vota projektligjet, Balla dhe Spiropali thirrje opozitës të rikthehet


/b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Elbasan/ Aksidentoi për vdekje me makinë një këmbësor të moshuar, arrestohet 23 vjeçari

Elbasan/ Aksidentoi për vdekje me makinë një këmbësor të moshuar, arrestohet 23 vjeçari