TIRANË- Partia Socialiste është vënë në lëvizje dhe i ka kërkuar zyrtarisht Kuvendit zhbërjen e formulës së barazisë për Komisionin e Posaçëm të Reformës Territoriale. Socialistët e kanë dërguar kërkesën e tyre në Konferencën e Kryetarëve në Kuvend, pas bojkotit të Partisë Demokratike. Anëtarët e PS thonë se që prej krijimit të Komisionit më datë 27.10.2025, vetëm një mbledhje, nga katër, është zhvilluar me praninë e opozitës.
Duke qenë se vendi ndodhet para zgjedhjeve vendore të 2027-ës dhe afati për punimet e këtij komisioni është vetëm 9 muaj, socialistët kërkojnë që të marrin drejtimin dhe shumicën e komisionit. Ata propozojnë që të shtohet një anëtar nga radhët e PS dhe në total shkojnë 17 anëtarë, 9 mazhoranca (nga 8 që ka aktualisht), 6 PD, 1 Grupi Parlamentar Aleanca për Ndryshim dhe 1 Partia e Lirisë.
Po ashtu, duan të marrin drejtimin e komisionit me Arbian Maznikun duke i hequr të drejtën e vetos demokratëve. Pra, Luçiano Boçi të mos jetë më bashkëkryetar, por nënkryetar.
“Që prej krijimit të Komisionit në datën 27.10.2025 (gjatë një periudhe dy mujore) nga 4 mbledhje të njoftuara rregullisht vetëm një mbledhje është zhvilluar me përbërje të plotë të opozitës. Referuar vendimit të Kuvendit, kohëzgjatja e punës së Komisionit është parashikuar 9 muaj. Kjo kohëzgjatje është dakordësuar duke patur parasysh rëndësinë e miratimit të reformës administrative-territoriale në kohë, pra 1 vit përpara zhvillimit të zgjedhjeve vendore 2027 në mënyrë që të merren masat përkatëse ligjore, administrative dhe organizative. Nisur nga qasja e bojkotuese e opozitës parlamentare si dhe fakti që reforma administrativeterritoriale përbën një nga prioritetet kyçe të programit të mazhorancës parlamentare Shqipëria 2030 dhe për integrimin në BE, propozohet ndryshimi i përbërjes dhe mënyrës së punës së Komisionit”, thuhet në kërkesën e PS.
Por në mbledhje, demokratët mbajtën një qëndrim tjetër. Ata thanë se nuk kishin bojkotuar, por në ato data kishin pasur punë të tjera. Një qëndrim për dialog ky, që bie në kundërshti me atë që Sali Berisha ka deklaruar publikisht se PD nuk do të marrë pjesë në komisionin e Reformës Territoriale.
“Ne ju themi se duhen procese konsensuale, hajdeni të gjejmë mekanizma dialogu, nën frymën e rekomandimeve të BE-së. Ju thoni: jo! Hajdeni këtu, flisni kot, ne do të bëjmë çfarë të duam. Për çfarë ju duhet opozita në tryezë? Për të shitur ju fasadën sikur çdo gjë funksionon normalisht”, tha Gazment Bardhi.
Socialistët bën një lëvizje shahistësh, duke i kërkuar PD-së të japë prova dialogu. PS i la kohë opozitës deri të hënën që të shkojnë në mbledhjen e Territoriales, në të kundërt ndryshimet do t’i miratojnë në seancën plenare të së martës.
“Bëjmë të hënën një mbledhjen tjetër të Reformës Territoriale. Nëse ju vini, e lëmë përbërjen siç është. Nëse bojkotoni prapë, të hënën, atëherë në seancën e së Martës, e votojmë ndryshime e përbërje”, tha Taulant Balla.
Nga mbledhja, demokratët kërkuan kohë e nuk ishin të gatshëm të thoshin nëse do të rikthehen të hënën në komision me deputetët e Edi Ramës. Konferenca e Kryetarëve zhvilloi debate edhe për arrestimin e Belinda Ballukut, kërkuar nga SPAK.
As Gjykata Kushtetuese dhe as Kuvendi nuk e kanë një datë të parashikuar se kur mund të vendosin për Ballukun, Kushtetuesja për pezullimin, ndërsa Parlamenti për arrestimin.

(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë)

Në mesin e debateve për rastin e Belinda Ballukut në Konferencën e Kryetarëve, Gazment Bardhi ka deklaruar se SPAK ka nisur hetim për kryetarin e Kuvendit Niko Peleshi, pas kallëzimit të PD-së. Burime për Report Tv thonë se Bardhi ka deklaruar se
"SPAK ka regjistruar hetim ndaj kryetarit të Kuvendit pas padisë së PD për mosnbledhjen e këshillit të mandateve", mësohet të ketë thënë Bardhi sipas burimeve të Report Tv.
Bardhi ka bërë vetëm një deklarim dhe nuk ka paraqitur ndonjë dokument nga SPAK që konfirmon regjistrim çështjeje në ngarkim të Peleshit. Për këtë debat ka pasur edhe nëj reagim nga grupi i PD.
“Në përgjigje të interesit tuaj, ju bëjmë me dije se nuk përfshihemi në luftën e brendshme midis Peleshit dhe Ballës. Gjithçka z. Bardhi ka thënë në mbledhje, është bërë transparente nga zyra jonë e shtypit. Ne nuk gjejmë arsye për të komentuar lajmet e shpërndara nga Taulant Balla për të goditur Kryetarin e Kuvendit Niko Peleshi. Nuk kemi rol në këtë konflikt mes tyre dhe nuk kemi asnjë arsye për të ndërhyrë”, njoftoi grupi i PD.

Në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve, përpos debateve për komisionin e reformës territoriale, palët janë përfshirë në diskutime edhe për vizitat e delegacioneve jashtë Shqipërisë.
Gazment Bardhi i është ankuar Peleshit pse gjatë vizitave në Romë dhe Vienë nuk ka marrë përfaqësues nga PD. Peleshi i ka thënë se PD është ftuar por nuk ka pranuar.
Bardhi i është kundërpërgjigjur duke i thënë se nuk mund ta caktojë Peleshi opozitën duke njoftuar drejtpërdrejt deputetë nga PD, por para se të caktohen anëtarët e delegacioneve që do shkojnë për vizita jashtë Shqipërisë, ai por duhet të njoftojë grupin dhe PD zgjedh vetë se nga kush do të përfaqësohet.
Mësohet se Bardhi dhe Peleshi kanë rënë dakord që të aplikojnë këtë rrugë komunikimi në të ardhmen.

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, i ka dhënë dhe një shans të fundit Partisë Demokratike për të lënë të pandryshuar formulën e Komisionit për Reformën Zgjedhore.
Në Konferencën e Kryetarëve, Balla u tha deputetëve të PD-së që nëse nuk do të paraqiten në mbledhjen e të hënës, atëherë ndryshimet në formulën e përbërjes së Territoriales do të votohen në seancën e të martës.
“Bëjmë të hënën një mbledhjen tjetër të Reformës Territoriale. Nëse ju vini, e lëmë përbërjen siç është. Nëse bojkotoni prapë, të hënën, atëherë në seancën e së Martës, e votojmë ndryshime e përbërje”, tha Balla.

Ish-deputeti i PD-së Edmond Spaho ka kritikuar Partinë Demokratike për bojkotimin e komisionit për reformën Zgjedhore dhe Territoriale. Spaho shkruan se braktisja e komisioneve është më e rëndë se djegia e mandateve dhe mosmarrja pjesë në proces zgjedhor.
“Per te ardhur keq qe PD nuk meson ose nuk do qe te mesoje nga historia e saj.
Bojkoti i reformes territoriale ne vitin 2014 eshte zanafilla e renjes dhe kryegabimi i 13 vjeteve te fundit ne opozite, me i rende edhe se djegja e mandateve dhe mospjesmarrja ne zgjedhjet vendore.
Mospjesmarrja ne reformen territoriale ne vitin 2014 lejoi PS ta modeloje ndarjen territoriale ne funksion te strategjise se saj elektoriale. Qe nga ajo kohe PD nuk ka fituar asnje pale zgjedhje vendore dhe te pergjithshme.
Kete gafe te rende politike, PD ka mundesi ta korregjoje ne nje fare mase, me dakordesine e tanishme me PS per te rishikuar reformen territoriale. Rishikimi i reformes territoriale ka qene dhe mbetet kerkesa me permanente e PD gjate 13 viteve ne opozite.
Por cfare ndodh?
PD refuzon te marre pjese dhe fillon lojrat e bajate te cilat asnjehere nuk i kane dhene rezultat.
Kjo sjellje politike eshte veteshkaterruese dhe per kete ne rradhe te pare mban pergjegjesi Kryetari i Partise, i cili ende nuk pranon qe bojkoti dhe rruga jane kanceri qe ka kapur PD qe me krijimin e saj dhe qe e nxjerrin ate jashte sistemit”, shkruan Edmond Spaho.

Jorida Tabaku dhe Gazment Bardhi
Në Konferencën e Kryetarëve po debatohet lidhur më kërkesën e PS për ndryshimin e formulës së komisionit për Reformën Territoriale, ku kërkon që të marrë shumicën. Deputetja e PD, Jorida Tabaku tha se nuk mund të bëhen ndryshime vetëm se opozita nuk ka shkuar në mbledhje, duke theksuar se është e drejta e PD-së.
Pavarësisht kundërshtimit të demokratëve, PS vijon ti qëndrojë mendimit që duhet të ndryshojë formulën pasi sipas tyre nuk mund të bllokohet puna, pasi duhet të kryhet reforma.
Jorida Tabaku: Nuk është normale që kur opozita nuk shkon në një komision të ndryshojë. Është e drejta e PD, ka të drejtën e vetos.
Gazment Bardhi: Nuk është bojkotuar mbledhja, thjesht në dy data që kanë qenë për mbledhje, nuk kanë qenë anëtarët tanë sepse kanë pasur angazhime të tjera. Ne ju themi se duhen procese konsensuale, hajdeni të gjejmë mekanizma dialogu, nën frymën e rekomandimeve të BE-së. Ju thoni: jo! Hajdeni këtu, flisni kot, ne do të bëjmë çfarë të duam. Për çfarë ju duhet opozita në tryezë? Për të shitur ju fasadën sikur çdo gjë funksionon normalisht.
Jo, nuk është asgjë normale! Ju e dini këtë dhe çdo mik i yni ndërkombëtar e di. Në gjithë sjelljen tuaj keni bërë të kundërtën e asaj që keni thënë publikisht për konsensus dhe konstruktivitet. Ju nuk keni qëllim qytetarët, por hartën elektorale. E bëtë këtë në vitin 2014 dhe e pamë se çfarë bëtë, duke shkatërruar pushtetin vendor dhe duke dëmtuar qytetarët.

Në Konferencën e Kryetarëve po diskutohet kërkesa e PS për zhbërjen e formulës së Komisionit për Reformën Territoriale. PD e ka zhvendosur fokusin te çështja e Belinda Ballukut, duke kërkuar mbledhjen e Këshillit të Mandateve.
Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi ka thënë se me kërkesë të anëtarëve të PS, Këshilli i Mandateve nuk do të mblidhet pa u shprehur Gjykata Kushtetuese. Kjo kërkesë thotë Peleshi, do të respektohet pasi nuk përbën asnjë shkelje në rregullore, ashtu siç janë respektuar qëndrimet e të gjithave palëve.
“Këshilli ka vepruar dhe do të veprojë në çdo rast duke pasur vijë të kuqe Kushtetutën, ligjin dhe rregulloren.
Në respekt të Kushtetutës, mbledhja e Këshillit është thirrur menjëherë. Në respekt të rregullores, është respektuar qëndrimi i të gjitha palëve/anëtarëve në Këshill. Deputetët e maxhorancës kanë kërkuar që në procesin e shqyrtimit të kërkesës të merret edhe vendimi i GJK-së.
Unë, si kryetar i Këshillit, jam i detyruar të mos injoroj asnjë qëndrim dhe kërkesë, për sa kohë që nuk shkel Kushtetutën, ligjin dhe rregulloren. Ju kujtoj se jemi brenda afatit 3-mujor që përcakton rregullorja për marrjen e vendimit për pranimin ose rrëzimin e kërkesës”, tha Peleshi.

Deputetja e PD-së Jorida Tabaku në Konferencën e Kryetarëve ka kundërshtuar kërkesën e PS-së për të zhbërë formulën e Komisionit për Reformën Territoriale. Tabaku thotë se mazhoranca po mbron Belinda Ballukun referuar shtyrjes për mbledhjen e Këshillimit të Imunitetit.
Jorida Tabaku: Kjo që po ndodh është një njollë e zezë për Kuvendin. Mbrojtja politike e një të korruptuari është çështje që ju bën me turp edhe juve. Të mblidhet menjëherë Këshilli i Imuniteteve dhe t’i hapim rrugën drejtësisë për t’i hequr imunitetin.
Në të njëjtën linjë e ka mbajtur dhe fjalën e tij kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi.
Gazment Bardhi: Zoti Peleshi, jeni në shkelje flagrante të Rregullores. E kemi kërkuar pesë herë mbledhjen e Këshillit të Imuniteteve, por e keni refuzuar. Vendosët ta mblidhnit më datë 28, por dy orë para mbledhjes, me një urdhër që përmbante të dhëna të rreme, e keni anuluar mbledhjen.
Kështu siç e keni shkruar, edhe pse jam i bindur se nuk e dini se çfarë keni shkruar, i bie që Këshilli të mblidhet pas dy muajsh. Mjafton të lexosh ligjin për funksionimin e Gjykatës Kushtetuese. Pra, ju thoni që do ta mblidhni Këshillin pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, ndërkohë që Gjykata ka më shumë se dy muaj kohë për t’u shprehur.
Kjo është një sjellje arbitrare dhe argumentet kanë zero bazë, qoftë në Kushtetutë apo në Rregullore. Askund nuk thuhet që Kuvendi duhet të presë të shprehet një institucion tjetër për një çështje që nuk ka lidhje me ne. Ka vetëm një shpjegim: ju keni marrë në mbrojtje korrupsionin e Edi Ramës dhe Belinda Ballukut.
Komente












Ka ngelur PD ne dore te Sudes grabitqares tradhetares Tabaku dhe kriminelit te Elbasanit qe i jane krimbur dhembet nga droga qe e pi te narkoshpia e Zenit dhe Nokes qe te ulersi si egersir pylli ne Kuvend.
PërgjigjuSi ishte ajo thenia ne 2012, Berisha nuk i jep zgjidhje politike gjerave.
Përgjigju