
Në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve, përpos debateve për komisionin e reformës territoriale, palët janë përfshirë në diskutime edhe për vizitat e delegacioneve jashtë Shqipërisë.
Gazment Bardhi i është ankuar Peleshit pse gjatë vizitave në Romë dhe Vienë nuk ka marrë përfaqësues nga PD. Peleshi i ka thënë se PD është ftuar por nuk ka pranuar.
Bardhi i është kundërpërgjigjur duke i thënë se nuk mund ta caktojë Peleshi opozitën duke njoftuar drejtpërdrejt deputetë nga PD, por para se të caktohen anëtarët e delegacioneve që do shkojnë për vizita jashtë Shqipërisë, ai por duhet të njoftojë grupin dhe PD zgjedh vetë se nga kush do të përfaqësohet.
Mësohet se Bardhi dhe Peleshi kanë rënë dakord që të aplikojnë këtë rrugë komunikimi në të ardhmen.
Lajmi kryesor:
Territorialja, PS bën një hap pas ‘nëse PD nuk bojkoton më’! Bardhi në kundërshti me Berishën: S’erdhëm se kishim angazhime








