Bojkoti i Superligës/ Meta: Si pasojë e krizës së thellë kushtetuese dhe institucionale! Qeveria të ulet në dialog

Bojkoti i Superligës/ Meta: Si pasojë e krizës së thellë kushtetuese dhe institucionale! Qeveria të ulet në dialog

Presidenti Ilir Meta

TIRANË- Për presidentin Ilir Meta kriza në futboll është rrjedhojë e asaj që quan krizë kushtetuese dhe institucionale që mbizotëron në vend prej kohësh.

Kreu i shteti i ka bërë thirrje qeverisë që të ulet në dialog për të diskutuar mbi kërkesat që ka liga profesioniste dhe të gjejë një zgjidhje të menjëhershme që Superliga të nisë sa më shpejt.

"Kriza e thellë kushtetuese, institucionale dhe përfaqësuese po përshkallëzohet në përmasa shqetësuese në të gjithë sektorët.

Futbolli shqiptar, krenaria jonë kombëtare, prej javësh ndodhet në një ngërç, për shkak të vendimit për shtyrjen e datës së fillimit të kampionatit të Kategorisë Superiore, sezoni 2020 / 2021, që duket se do të vazhdojë për një kohë të pacaktuar në mungesë të vullnetit për gjetjen e një zgjidhjeje të mënjëhershme. I njohur me kërkesat e drejta të Ligës Profesioniste të Futbollit, i bëj thirrje qeverisë që përmes dialogut, bashkëpunimit dhe mirëkuptimit të angazhohet për t'i rikthyer frymëmarrjen futbollit shqiptar, që ka kohë që ndodhet në vështirësi dhe sot kërkon vëmendje e mbështetje nëpërmjet një baze të sigurt ligjore", shkruan Meta.

Liga Profesioniste ka vendosur 4 kushte për qeverinë
1- Miratimin e një ligji të ri për sponsorizimet sipas formës së kërkuar nga klubet e futbollit.
2-Përfshirjen e të gjitha aktiviteteve të futbollit në formën e TVSH-së së reduktuar në masën 6% dhe jo vetëm të infrastrukturës futbollistike.
3-Zerimin e gjobave dhe të kamatë-vonesave për të gjitha detyrimet fiskale të prapambetura dhe
4-Zgjatjen e efekteve të përjashtimin nga tatimi mbi të ardhurat të sportistëve nga 2 në 10 vjet.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Like Floriri: 23/09/2020 23:50

    Ik ore hajdut legen

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Nuk u shpall fituese e Festivalit të Këngës, reagimi i Elvana Gjatës: 10 herë bie, 11 do ngrihem

Nuk u shpall fituese e Festivalit të Këngës, reagimi i Elvana Gjatës: 10 herë bie, 11 do ngrihem