TIRANE- Një ditë pas publikimit të lajmit në gazetën “Shqiptarja.com” se Kuvendi ka bllokuar rrogat e deputetëve të opozitës përshkak të bojkotit, dje është marrë vendimi për të kaluar pagat e demokratëve për muajin korrik ndonëse aktualisht jemi në 15-ditshin e dytë të gushtit. Burime nga Kuvendi pohojnë për gazetën “Shqiptarja.com” se administrata e Kuvendit ka marrë vendimin për të bërë pagesën e deputetëve demokrat për muajin korrik por duke i mbajtur atyre disa shuma parash përshkak të mungesës ne seancën plenare.
/Shqiptarja.com
Ilir Meta lë pa rroga për korrikun deputetët e PD, shkak bojkoti











