Në seancën për procesin e Erion Velijat, ku avokatët munguan për shkak të bojkotit, SPAK kërkoi që gjyqi të vijojë pa avokatë. Prokurori i posaçëm Altin Dumani mësohet se ka deklaruar gjatë seancës se Gjykata mund të shqyrtojë që të konsiderojë mundësinë që sjellja e të pandehurve dhe avokatëve të konsiderohet si heqje dorë nga e drejta e mbrojtjes.

Sipas Dumanit, ekziston edhe një precedent nga Gjykata e Apelit, ku një çështje është shqyrtuar pa praninë e avokatëve.

“Mbrojtja është një e drejtë. Duke parë sjelljen e të pandehurve dhe avokatëve, vlerësojmë se Gjykata duhet të shqyrtojë mundësinë që ta konsiderojë sjelljen e tyre si heqje dorë nga kjo e drejtë dhe të vijojë gjyqin pa avokat. Gjykata e Apelit e ka një precedent të tillë, ku ka shqyrtuar çështje pa avokat”, tha Dumani.

GJKKO tha se do të shprehet në një moment të dytë për kërkesën e SPAK, ndërsa seanca e radhës u caktua më 27 tetor. Gjykata vendosi që në këtë seancë të thirren avokatë nga shërbimi i ndihmës juridike falas pranë Ministrisë së Drejtësisë.


Lajmi kryesor:

Bojkoti, gjobiten sërish avokatët e procesit ‘Veliaj’! Absurdi i GJKKO: I zëvendësojmë me juristë nga ndihma juridike falas! SPAK: Gjyqi të vijojë pa mbrojtës! Dado thyen rregulloren, i bie celulari në sallë