Bojkoti, PD refuzon ftesën e Ramës 
Paloka "thumbon" Stefan Fylen

Bojkoti, PD refuzon ftesën e Ramës <br />Paloka
TIRANE - Vetëm një ditë pas dialogut të nivelit të Lartë, demokratët i kanë cilësuar ftesën e e Kryeministrit Edi Rama të rreme. Në një intervistë për A1 Report, kreu i grupit demokrat Edi Paloka siguroi se të djathtët nuk janë të gatshëm që t’i përgjigjen ftesave të Kryeministrit për bashkëpunim, në kushtet kjo mazhorancë sipas tyre, shkel jo vetëm të drejtat e opozitës, por edhe Kushtetutën dhe ligjet e vendit.

...
Për kryetarin e grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Edi Paloka, Kryeministri Edi Rama nuk ka nevojë të bëjë deklarata se është i gatshëm për të bashkëpunuar me opozitën, në kushtet kur ky i fundit nuk zbaton vendimet e Gjykatës Kushtetuese, madje kërkon dhe t’i interpretojë ato. Dita e djeshme ishte dhe ajo e fundit e dialogut të nivelit të lartë, aty ku Kryeministri u shpreh se është i gatshëm t’i përgjigjet çdo pretendimi të arsyeshëm të opozitës, por është PD-ja ajo që refuzon arsyetimin e Ramës. Paloka shprehet se opozita nuk mund t’i dorëzohet një personi që nga një anë bën oferta, ndërsa në anën tjetër, urdhëron veprime që zhbëjnë të parën.

“Ne nuk presim deklarata nga Rama, ai duhet të vepronte, duhet të veprojë edhe pikë. Nuk ka ka nevojë të thuash që unë nga e enjtja do e zbatoj Kushtetutën. E ke detyrim, e ka çdo qytetar detyrim dhe t’i për më tepër si kryeministër e ke detyrim të zbatosh Kushtetutën, nuk priten deklarata nga ty. "Unë do zbatoj vendimin e gjykatës kushtetuese", kush je ti zotëri, e ke detyrim ta zbatosh vendimin e gjykatës kushtetuese , jo ta ofrosh si favor që po i bën opozitës. Aty janë kërkesat për komisione, kanë disa muaj që janë aty, ky i ka hedhur poshtë , ky deklaroi në parlament që do analizojmë vendimin e gjykatës kushtetuese, kush je ti që do analizosh vendimin e gjykatave. Edhe kryetari i Partisë Demokratike kur ka folur për marrëveshje sigurisht nuk ka folur për këto lloj sinjalesh”, shprehet Paloka.

paloka

Në këto kushte, kërkesat e opozitës për komisione hetimore, siç ishte ai për serverin e tatimeve, nuk mund të mbeten në dorë të një individi, që sipas Palokës kërkon të eliminojë opozitën nga jeta Parlamentare. Ndaj dhe PD ka vendosur të vijojë kursin e saj.

“Kur ne të fillojmë të besojmë përrallat e Ramës, pastaj i bie që mos të ekzistojmë si opozitë, atë që kërkon Rama në fakt, një opozitë fasadë në parlament dhe që ky të vazhdojë të bëjë punët e tija, nuk do ta lejojmë këtë”, tha Paloka.

Kreu i grupit parlamentar demokrat ka thumbuar edhe fjalimin e eurokomisionerin Stefan Fyle, i cili një ditë më parë ndër të tjera tha se “që të dalësh nga parlamenti dhe të sillet politika në rrugët e vendit, nuk është mënyra evropiane dhe kjo nuk e ndihmon vendin që ta sjellë Shqipërinë drejt integrimit”

“Unë të them të drejtën jo Rama që nuk më bind, po as Stefani nuk më bind dot kur del në krah të Ramës”. Shprehet kreu i grupit parlamentar të PD-së, Edi Paloka

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

SHBA, Departamenti i Drejtësisë ngre padi ndaj shtetit Virxhinia për shkelje zgjedhore

SHBA, Departamenti i Drejtësisë ngre padi ndaj shtetit Virxhinia për shkelje zgjedhore