Në një video prej 35 minutash lideri i grupit terrorist merr përsipër masakrën në zonën e Baga-s ku dyshohet se janë djegur dhjetëra fshatra, e vrarë rreth 2 mijë banorë.

Ndërsa djeg flamurin e Nigerisë para telekamerave, duke thirrur se është një komb i vdekur tashmë, lideri i Boko Haram Abubakar Shekau, kërcënon sërish vendet në veri të Nigërisë për sulme të tjera. Në një video prej 35 minutash lideri i grupit terrorist merr përsipër masakrën në zonën e Baga-s ku dyshohet se janë djegur dhjetëra fshatra, e vrarë rreth 2 mijë banorë.
 
“Kemi vrarë popullin e Baga-s, e nuk do të ndalemi. Kjo është më e pakta. Do të shihni”
 
Në videon e shpërndarë në web-site të ndryshme grupi i ekstremistëve nxit luftime mes milicive islamike dhe ushtrisë së Nigerisë, si dhe paralajmëron për sulme mbi vendet fqinje që po përgatiten për të bashkuar forcat kundër terrorizmit. Pasi djeg flamurin Nigerian Abubakar Shekau vendos një flamur tjetër, atë të Boko Haram. Në video tregohet më pas një pjesë e vogël e municioneve ushtarake të grupit që po përhap terror në Nigeri dhe në vendet fqinje. Pikërisht gjatë këtyre ditëve qeveria Nigeriane po diskuton me vendet kufitare përreth për mundësinë e bashkimit të forcave kundër milicisë islamike të Boko Haram, që kontrollojnë një territor të madh e kërcënojnë për masakra më të mëdha në pjesën veriore të vendit.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)