BOKS/ Dy ‘Knock Out’ radhazi, vëllezërit Robert dhe Amarildo Bakaj fitojnë në Lezhë! Sigurojnë titujt ndërkombëtar

LEZHË – Mbrëmja e djeshme ka qenë festive në stadiumin e Lezhës, aty ku vëllezërit Robert dhe Amarildo Bakaj kanë fituar kundër kundërshtarëve respektivë dhe kanë siguruar titujt kampionë në boks.

Roberto Bakaj ka fituar titullin e “Ibo Continental” pasi mposhti kolumbianin Riascos. Boskieri shqiptar numëroi 3 “knock-out” rresht në raundin e dytë, para se gjyqtari të mbyllte ndeshjen. Stadiumi “Besëlidhja” i Lezhës ishte mbushur i gjithi në mbështetje të vëllezërve Bakaj.

Kjo fitore është e 12-ta në karrierën profesionale të Robertos si boksier. E veçanta është se të gjitha fitoret janë mbyllur me “KO”.

Vëllai i vogël, Amarildo Bakaj ka fituar titullin “Wbo Youth”. Boksieri lezhjan triumfoi kundër ganezit Jonathan Mbanugu. Bakaj ia doli me “Knock-Out” t’i shkaktonte kundërshtarit humbjen e parë në karrierë, pasi kishte 10 fitore dhe asnjë humbje. Nuk mundi t’i përmbante lotët e gëzimit Amarildo Bakaj, i cili thekoi se kishte dy vite që e priste këtë moment.

“Kam kohë që e ëndërroj, ishte goxha e vështirë, por siç e patë edhe ju, vazhdoja përpara që ta kisha ndeshjen në kontroll. Ai ishte shumë i gjatë, mbante duart lart dhe shansi im i vetëm ishte që të bëja përpara, të bëhesha më i vogël, që ai ta kishte të vështirë për të më kontrolluar. Isha shumë i stërvitur, në formë shumë të mirë, por ndeshjes nuk i duhet kurrë dhe një grusht ndryshon ndeshjen nga të dyja palët. Jam i emocionuar, sepse kam dy vite që nuk më ka ecur shumë në boks dhe kam pas raste kur kam menduar se kaq ishte me karrierën time, por Zoti ishte i madh dhe sot", tha Amarildo mes lotësh.

S.Dh/E.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Shkodrani: 05/08/2024 10:02

    Vllaznit Bakaj heroj ne Lezhen e Skenderbeut.Paçi vetem suksese ne at sport burrnor.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër