Florian Marku mbajti premtimin duke arritur që të fitonte ndeshjen e 'MMA' (Mixed Martial Arts) mbrëmjen e sotme vetëm pas 90 sekondash përballë kundërshtarit serb, Sladjan Dragisiç. Në takimin e zhvilluar në “Asllan Rusi” ndaj luftëtarit serb në një atmosfere të jashtëzakonshme Markut iu deshën vetëm pak sekonda për të hedhur në tapet kundërshtarin. Pas fitores boksieri shqiptar injoroi serbin duke thënë se ‘ky nuk është niveli im’.
Ky nuk është niveli im. Unë premtoj që pas një apo dy ndeshje, do firmos për në UFC, në nivelin më të lartë në këtë sport. Dua të bëj krenarë të gjithë shqiptarët, kur të ngre këtë flamur në UFC. Unë jetoj për këtë sport, dhe dua të ngjitem sa më lart. Me ndihmën e menaxherëve, do shkoj akoma më lart.
Florian Marku
me ket shites birrash bre
PërgjigjuPerbindeshi shqiptar njeriu i hekurt bravo
PërgjigjuKush fitoi Marku apo Noizi....se mora vesh?
Përgjigju