Boks, Kristian Prenga kampion
bote, thyen meksikanin për 1’

Boks, Kristian Prenga kampion<br />bote, thyen meksikanin për 1’
Një tjetër sportist  shqiptar shkëlqen në arenën e boksit  duke mundur vetëm brenda 58 sekondave kundërshtarin  e tij meksikan.
 
I riu shqiptar  Kristian Prenga i cili ka bërë krenar jo vetëm mirditorët por gjithë Shqipërinë në ndeshjen  e tij përballë meksikanit Abraham Paskual.
 
Dita  e fundit e muajit qershor ka qenë një ditë triumfi për Kristian Prengën i cili u ndesh në Niagara Falls në Kanada, ndërsa fitorja e shqiptarit  të talentuar u duartrokit nga dhjetra  shqiptarë qe  e ndoqën nga salla Kristianin që i bëri krenar në ring.
 
Ndeshja u  zhvillua me 30 qershor 2017 në Niagara Falls, në Kanada, në kuadrin e Falls Series të organizuara nga kompania e boksit Global Legacy Boxing me partnerë Les Woods dhe ish-kampionin botëror të peshave të rënda Lennox Lewis. 
 
Ky është një tjetër moment   kur shqiptarët kanë arsye të ndihen krenare për një tjetër fitore në  përballjet ndërkombëtare  në  fushën e sportit, kësaj radhe në boks.


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Debati në ‘Frontline’/ Baçi: Rama përdor drejtësinë për të goditur PD! I kthehet Lita: Gjyqtarët që dënuan Salianjin iu dhanë vulën

Debati në ‘Frontline’/ Baçi: Rama përdor drejtësinë për të goditur PD! I kthehet Lita: Gjyqtarët që dënuan Salianjin iu dhanë vulën