Boks, Nuri Seferi, në janar
kundër më të mirit në botë

Boks, Nuri Seferi, në janar<br />kundër më të mirit në botë
Kampioni aktual i Evropës dhe numri 3 i botës në kategorinë "Cruiser", Nuri Seferi do të përballet në fund të janarit nw Poloni me numrin 1 të botës Krzysztof Glowacki.

Lufta Seferi dhe Glowacki është pjesë e një Turneu Eliminator që e ka përzgjedhur Federata WBO në asamblenë e saj të fundit në Las Vegas, transmeton albanianboxing.

Përpos Seferit dhe Glowackit në këtë turne marrin pjesë edhe dy britanikët, Tony Bellew dhe Nathan Cleverly. Kjo do të thotë se fituesi i duelit Seferi vs. Glowacki do të përballet në finale me fituesin e duelit Nahan Cleverly vs. Tony Bellew dhe fituesi i finales do të shpallet kundërshtar i domosdoshëm i kampionit WBO të botës, Marco Huck.
Dueli Cleverly vs. Bellew do të zhvillohet me 22 nëntor 2014.

Kundërshtari i parë i Seferit, polaku Krzysztof Glowacki deri tani i ka zhvilluar 23 duele dhe ka fituar 23 herë, 15 herë me K.O., ai e mban titullin WBO Inter-Continental dhe pozitën e parë në ranglistën botërore. Ai është 10 vjet më i ri se boksieri shqiptar(28 vjeç).

Data e saktë e ndeshjes nuk është zyrtarizuar akoma, por pritet që të jetë në fund të janarit.

 

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

Zyrtari i lartë i Partisë Komuniste të Kinës e viziton Serbinë

Zyrtari i lartë i Partisë Komuniste të Kinës e viziton Serbinë