Fatkeqësisht boksi ka marrë një tjetër jetë brenda një jave! Pas vdekjes së rusit, Maxim Dadashev mësohet se ka ndërruar jetë edhe boksieri argjentinas, 23-vjeçari Hugo Santillan. Një lajm i tillë është konfirmuar edhe nga Këshilli Botëror i Boksit.
"Kemi marrë lajmin shumë të trishtë për vdekjen e boksierit Hugo Santillán sot në Spitalin San Felipe në San Nicolás, Buenos Aires", thuhet në deklaratë.
Siç shkruajnë mediat e huaja, Santillan pësoi një mpiksje të gjakut në tru në ndeshjen kundër kampionit uruguajan Eduardo Abreu. Truri i tij ishte i enjtur duke sjellë probleme edhe në organet e tjera të trupit, çka e ka bërë të pamundur rikuperimin edhe pse iu nënshtrua dy herë operacionit.
Siç shihet në videon e tmershme, Santillan ishte në gjendje të rëndë fizike teksa arbitri i ndeshjes po jepte verdiktin final, ndeshje kjo e mbyllur në barazim. I gjakosur dhe mezi i mbanin këmbët, Santillan u shemb më pas në tapet.
Urgjent te ndalohet ky pseudosport .
Përgjigju