Ministrja Kushi takon boksierët shqiptar që shkëlqyen në Kampionatit Ballkanik të Boksit: Rrisim mbështetjen ndaj sportistëve elitarë

Ministrja Kushi takon boksierët shqiptar që shkëlqyen në Kampionatit Ballkanik të Boksit: Rrisim mbështetjen ndaj sportistëve elitarë

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi ka zhvilluar një takim sot me përfaqësues të Ekipit tonë Kombëtar të Boksit, të cilët kanë triumfuar me medalje ari dhe argjendi në Kampionatin Ballkanik të zhvilluar në Kroaci javën e kaluar.

"Sot, në ambientet e MASR urova nga afër Albanin, Indritin, Krenarin dhe Rexhildon për rezultatet e tyre dhe diskutuam gjerësisht për nevojat kryesore që duhet t'i adresojmë në vijim", shkruan Kushi

Kushi nënvizon se sportistët tanë vijojnë sërish të na bëjnë krenarë me rezultate të larta në garat ndërkombëtare duke dëshmuar se janë ambasadorë të shkëlqyer në përfaqësimin e Shqipërisë nëpër botë.

Boksierët shqiptarë kanë shkëlqyer sërish me dy medalje ari dhe tre argjendi në  Kampionatin Ballkanik të zhvilluar në Kroaci.

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen