Boldrini: Europa ka nevojë për
Shqipërinë,mbështetje integrimitMeta: Italia, avokate e Shqipërisë

Boldrini: Europa ka nevojë për<br />Shqipërinë,mbështetje integrimitMeta: Italia, avokate e Shqipërisë
Kryetarja e Dhomës së Deputetëve të Italisë, Laura Boldrini, e cila ndodhet për një vizitë zyrtare në vendin tonë, garantoi se Italia mbështet integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Gjatë fjalimit të saj në Kuvendin e Shqipërisë, Boldrini tha se Europa ka nevojë për Shqipërinë. 

"Shqipëria ka nevojë për Europën por edhe Europa ka nevojë për Shqipërinë si një partnere e rëndësishme. Antarësime në BE nuk nënkupton vetëm antarësimin në një hapësirë ekonomike të përbashkët, por nënkupton para së gjithash hyrjen në një hapësirë të lirë me vlera etike e shoqërore të përbashkëta. Eshtë pikërisht kjo që sot harrohet prej disa vendeve anëtarë të unionit, sikurse vumë re edhe në të ashtuquajturën krizë e emigrantëve. 

Jetojmë në kohë kritike e pikërisht për të vlerësuar parimet themelerore të BE në shtatorin e kaluar kam qenë nismëtare për deklaratën që nënvizon nevojën e poltiikës së kapërcimit të krizës dhe të tregojmë kujdes më të madh për përmasat sociale. Europa duhet të shndërrohet sërish në një projekt që ngroh zemrat e të rinjve. Europa është projekt i paqes, por e gjitha kjo sot është në provë. E pra të dashur kolege e kolegë, vitin e ardhëshëm në Romë përkujtohet 60-vjetori i traktatve europioane. Nuk kemi nevojë për një Europë gjithnjë e më të mbyllur, por duhet të punojmë me të gjitha forcat tona për të krijuar një Eurpoë më të begatë. Unë kam besim se në Europën e të ardhmes Shqipëria do të luajë rol protagonist
", u shpreh Boldrini. 

Kryeparlamentarja italiane iu referua edhe marrëdhënieve mes dy vendeve, duke theksuar se dy vendet i kanë dhënë jetë projekteve të rëndësishme. 

"Dy vendet bashkëpunojnë në mënyrë shembullore në shumë fusha. Më e rëndëishme është lidhja mes dy popujve. Në Itali prej shekujsh jetojnë arbëreshët dhe ju e dini që legjislacioni italian mbron gjuhën dhe kulturën e këtyre pakicave që përbëjnë një tyashëgimi të madhe kulturore për ne. Reth 500 000 emigrantë shqiptarë që kanë udhëtuar në vitet e fundit që jetojnë, punojnë e studiojnë në Itali japin ndihmensësn e tyre në ekonominë italinane dhe pasurimin e kulturës. Rruga e jetës së shqiptarëve në Itali nuk ka qenë e thjeshtë por ata i kanë kapërcyer dhe janë mirëintegruar. U jam mirënjohëse të gjithë shqiptarëve që punojnë në Itali dhe ndihmojnë vendin tim.

Sipërmarrja italiane në Shqipëri mund të japë ndihmesë të madhe duke investuar në Shqipëri. Duhet të bashkëpunojmë në rritjen e aspektit njërëzor dhe ekonomik të dy vendeve.

Nesër do të jem në Kukës, aty ky ndodhi ajo që përbën shembull për të gjithë Europën. Ajo Europë që u vu në krizë nga dyndja e 1 milion emigrantëve. Në vitet e fundit Shqipëria ka bërë hapa përpara, por mbi të gjitha është kandidate për BE. Theksoj mbështetjen e plotë të Italisë për këtë kandidaturë. Në këtë kontekst e konsideroj të veçantë miratimin e njëzëshëm të këtij parlamenti pak muaj më parë. Dhoma italiane e deputetëve është e gatshme tu mbështesë",
tha Laura Boldrini. 

Boldrini kujtoi edhe vitet e saj kur ka punuar në Shqipëri gjatë viteve '90, në zonën e Kukësit dhe Bajram Currit, ndërsa theksoi se pavarësisht vështirësive materiale, këto zona hapën dyert për refugjatët, duke iu referuar konfliktit në Kosovë.   

"Në fund të viteve '90, 20 vite më parë kam punuar në Shqipëri kryesisht në Veri të Shqipërisë në zona të vështira, në Bajram Curri e Kukës. Ishin vitet kur po zhvillohej lufta në Kosovë. Në lartësinë 1800 metra ne shikonim se çfarë ndodhte në anën tjetër. Kam qenë dëshmitare që nga lindja e konflikit deri në pasojat shkatërruese. Emigranët udhëtonin ditë të shumta për t'i ikur luftës dhe për të ardhur në Shqipëri. Ishin familje, gra e burra të terrorizuar. Në atë kohë Shqipëria nuk ishte vendi që është sot por mikpritja nuk u vu kurrë në diskutim. Më lejoni të lexoj një pjesë artikulli në 93-shin: 

"Kamionët e UNCHR janë në Bajram Curri në këtë moment ndodh diçka e çuditshme për ne, të gjithë refugjatët merren nga njerëz që i strehojnë. Pavarësisht vështirësive materiale në këtë qark shqiptarët nuk hezitojnë të hapin dyert për ata që i quajnë vëllezër e jo refugjatë”

Ndaj rikthimi sot në një Shqipëri anëtare të NATO-s me status kandidimi për në BE, është një gjë shumë e veçantë. Nesër do të përshkruaj autosdradën për në Kukës në kushte krejt të tjera",
u shpreh Boldrini. 

  • Sondazhi i ditës:

    Kredimarrësit e këqinj s'do marrin më kredi, si e vlerësoni rregulloren e BSH?



×

Lajmi i fundit

Arrestohet në Dubai Elson Reçi, organizator i atentatit ndaj Preng Gjinit

Arrestohet në Dubai Elson Reçi, organizator i atentatit ndaj Preng Gjinit