Bolivi, gazetarit i vënë flakë
gjatë emisionit në radio
Stafi i “Radios popullore” tha se katër burra të maskuar sulmuan studion, hodhën benzinë mbi gazetarin Vidal dhe më pas i vunë flakën.
BOLIVI- Fernando Vidal, një gazetar bolivian që punonte në radio është sulmuar teksa po transmetonte një emision radiofonik në qytetin jugor të Yacuibës.
Stafi i “Radios popullore” tha se katër burra të maskuar sulmuan studion, hodhën benzinë mbi gazetarin Vidal dhe më pas i vunë flakën.
Gjithashtu i plagosur në sulm mbeti dhë një teknik studio, Karen Anza. 78-vjeçari Vidal dhe kolegu i tij janë duke u trajtuar në spital për djegiet.
Të afërm të tij thanë se Vidal ka qenë duke raportuar mbi kontrabandën në zonën kufitare, në kohën kur ndodhi sulmi.
Sipas dhëndrit të tij, ai pësoi djegie në fytyrë, krahë, kurriz dhe kraharor.
Farfan tha se vjehrri i tij ka qenë një kritik i ashpër i qeverisë provinciale dhe i ka shprehur kritikat e tij edhe në transmetim, gjatë emisionit në radio.
Dhëndri i Vidal u shpreh se pas këtij sulmi besonte të jenë të fshehur shkaqe politike, por policia nuk ka dhënë ende asnjë koment mbi motivet e mundshme.
Disa dëshmitarë okularë thanë se sulmuesit hodhën gjithashtu përzierje molotovi. Deri tani tre persona janë arrestuar si të dyshuar për pjesëmarrje në këtë sulm.
Yacuiba është vetëm 3 kilometra larg kufirit me Argjentinën, ku ekziston një numër i lartë i tregtisë ndërkufitare.
Gazetarë si Vidal kanë denoncuar rritjen e kontrabandës, veçanërisht të gazit të lëngshëm të naftës.
(eç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
16 Janar, 08:35
Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?
-
Të drejtë
68%
-
Të gabuar
21.9%
-
Nuk kam mendim
10.1%
Vota total: 822
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Deklarata e fortë e Angelina Jolie: Gënjeva për të marrë rolin kryesor në filmin 'Maria'
16 Janar, 13:28
-
Bulqizë/ Kushëriri vret në gjueti 36-vjeçarin në pyllin e Tërnovës, Policia po verifikon nëse është aksidentale apo e qëllimtë! Shoqërohet 34-vjeçari (EMRAT)
16 Janar, 13:25
-
‘Ekipet sportive’ përplasin KOKSH me federatat, Sporti Universitar akuzan Fidel Yllin se shpërdoron fondin! Përgjigjet kreu i Komitetit Olimpik
16 Janar, 13:22
-
Lëvizjet paraelektorale në PS/ Erjon Braçe nuk do jetë në Fier, i ofrohet njësia 5 në Tiranë
16 Janar, 13:21
-
Plan rus për bomba në avionë? Çfarë duhet të dini rreth akuzave të Polonisë
16 Janar, 13:07
-
VKM/ Krijohen dy programe të reja për mbështetjen e të rinjve! Muzhaqi: Do bashkëdrejtojnë me kryetarët e bashkive
16 Janar, 13:05
-
Zyrtare/ Juventusi prezanton afrimin e parë të janarit, akord edhe me sulmuesin e PSG-së
16 Janar, 12:59
-
Kosovë, gjoba për gjuhën denigruese në fushatë/ I thanë Kurtit, Hitler! LDK gjobitet me 20 mijë euro, 3 mijë për replikën e Kryeministrit 'LËDËKYHI'
16 Janar, 12:55
-
Berisha: Rama ia dha Sazanin dhëndrit të Trump për influencë politike! Shpërblim atyre që tregojnë pronat e zyrtarëve! Ulja në gjunjë ndaj Melonit? Teatralitet!
16 Janar, 12:52
-
Kontrata që i shkaktoi humbjen e madhe, në Spanjë zbulojnë pse erdhi divorci i papritur i Pep Guardiolës
16 Janar, 12:37
-
Marrëveshja e armëpushimit mes Izraelit dhe Hamasit, qytetarët festë në rrugët e shkatërruara të Gazës
16 Janar, 12:34
-
Rindërtimi/ 75 familje në Kombinat marrin apartamentet! Veliaj: U vonuam 5 vite nga gjyqet e partiçkave politike, luftojnë për 5 vota
16 Janar, 12:27