BOLIVI - Një kadet dhe ushtar i ushtrisë boliviane janë mbytur nga ujërat e rrëbyeshëm të lumit "Quirpinchaca".

Trupat e kadetit Luis Estter dhe ushtarit Alan Alvarez u gjetën 15 kilometra nga pika se ku u zhdukën.

Të dy personat ishin futur në lum pët t’u munduar të shpëtonin makinën e komandantit të tyre e cila lundronte mbi ujë.

Ushtria ka nisur menjëherë hëtimet për të zbardhur ngjarjen e rëndë të ndodhur në Surce.

Në video duket komandanti, që është dhe pronari i makinës, i cili së bashku me ushtarë të tjerë mundohen të nxjerrin në breg makinën. Viktimat u morrën për kilometra me rradhë nga forca e ujërave pas shirave të dendur që goditën jugun e Bolivisë.

Redaksia Online
(a.ç/shqiptarja.com)