BOLIVI - Një aeroplan me 18 persona në bord është rrëzuar ditën e dielë duke lënë të vdekur 8 persona, ndërsa po ulej në Bolivi. Dhjetë pasegjerët e tjerë kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar në spital. Aksidenti ndodhi në aeroportin Riberalta, 1 mijë kilometra larg kryeqytetit La Paz.
Aeroplani i cili i përket kompanisë Aerocon, u nis nga Trinidad dhe sipas disa dëshmitarëve, doli nga pista dhe mori flakë. Trupat e 7 prej viktimave nuk janë identifikuar ende pasi ishin djegur tërësisht pas aksidentit. Presidenti Evo Morales shprehu ngushëllimet e tij për familjet e viktimave dhe kërkoi të hapej një hetim për çka ndodhi.
Sipas qeverisë, ky është aksidenti i katërt për Aerocon që prej vitit 2012.
(v.gj/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com