Përbërësit:
- 400 gr bollgur
- 2 patëllxhanë
- 1 spec jeshil
- 1 spec të kuq
- 200 gr midhje
- 1 qepë e thatë
- 6-7 pomodorini
- 150 gr bizele
- 1 lgj vaj ulliri
- 1 lgj gjalpë
- ½ lç spec djegës
- 2 thelpinj hudhër
- Turmerik
- Kripë, piper
Përgatitja:
Fillimisht kaurdisim qepën e grirë hollë me pak vaj ulliri. Ndihmojmë zbutjen me pak kripë dhe më pas shtojmë patëllxhanët të prerë në kubikë të vegjël (pasi i kemi lënë më parë në ujë me kripë ). Shtojmë specat e prerë në kubikë, hudhrat, midhjet e pastruara, bizelet dhe erëzat.
Bollgurin që e kemi zjerë më parë e shtojmë tek perimet. Në fund vendosim domatet qershi, rregullojmë shijen me kripë piper dhe e servirim si të ngrohtë ashtu edhe të ftohtë.