Bollino: Basha i izoluar, në 114 faqe të raportit BE vetëm 1 rresht e gjysmë për bojkotin e opozitës

Bollino: Basha i izoluar, në 114 faqe të raportit BE vetëm 1 rresht e gjysmë për bojkotin e opozitës

Në 114 faqet e Progres-Raportit për Shqipërinë, me të cilin sot u kërkua hapja e negociatave me Bashkimin Evropian, bojkoti i zgjedhjeve të ardhshme vendore nga ana e PD dhe LSI mezi zë një rresht e gjysmë.

The main opposition parties have decided not to present their lists of candidates for the upcoming local elections. The deadline for the registration of parties has now expired”. (Përkthimi: “Partitë kryesore të opozitës kanë vendosur të mos paraqesin listat e tyre të kandidatëve për zgjedhjet e ardhshme vendore. Afati për regjistrimin e partive ka skaduar”). 28 fjalë dhe kaq.

Kjo duhet të mjaftojë për të bërë që opozita të kuptojë marrëzinë e vendimit të saj dhe se përmasat shumë të mëdha të gjestit të saj në Shqipëri duken pak më shumë se një detaj, kur shihen nga Brukseli.

Partitë kryesore të opozitës “kanë vendosur të mos paraqesin listat e tyre të kandidatëve”, lexohet në raport, duke vënë në dukje, kështu, lirinë absolute të një zgjedhjeje, e cila nuk u bën shumë përshtypje demokracive të mëdha evropiane. Në rast se një parti zgjedh të mos marrë pjesë në zgjedhje, duhet të jetë e lirë ta bëjë këtë. Asnjë skandal, por edhe asnjë dyshim legjitimiteti kundrejt atyre që, në të kundërt, në zgjedhje, zgjedhin të marrin pjesë. 

Edhe zgjedhja e djegies së mandateve konsumohet në progres-raport me një batutë me pak fjalë, që pasohen nga sqarimi se një pjesë e madhe e vendeve të braktisura nga deputetët e PD dhe LSI u zëvendësuan nga Komisioni Qendror Zgjedhor, ''duke garantuar kështu kuorumin për funksionimin normal të Parlamentit”.

Por, në 114 faqet e progres-raportit ka edhe një mungesë të madhe që bie në sy: akuza apo edhe vetëm dyshimi i lidhjeve mes krimit të organizuar dhe politikës, ose, më keq akoma, pakti kriminal për shitblerjen e votave ndërmjet bosëve të krimit dhe përfaqësuesve të qeverisë në detyrë. As edhe një fjalë e vetme. Nuk përmendet asgjë, as edhe kur fjala është për të shpjeguar arsyen zyrtare, për të cilën opozita vendosi të djegë mandatet e saj, e cila argumentohet nxitimthi si “kulmi i bojkotit të përsëritur” të punimeve të Kuvendit, që kishte nisur prej kohësh. 

Është pikërisht kjo humnerë, e cila ndan realitetin e vlerësuar nga Brukseli, me perceptimin e realitetit të paraqitur nga opozita, që shpjegon izolimin e frikshëm, në të cilin ndodhen sot zyrtarisht Luli, Saliu dhe Mona.

Pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të rreshtuara tashmë hapur në krah të qeverisë dhe të institucioneve të ligjshme të vendit, sot edhe Brukseli bëri zgjedhjen e tij, të braktisjes së opozitës shqiptare në fatin e saj. Dhe kjo, për arsyen e thjeshtë se bota perëndimore (nga Uashingtoni në Bruksel, nga Parisi në Romë) nuk u beson PD-së dhe LSI-së, pse është e bindur (sikurse edhe shumica e shqiptarëve) se akuzat, dosjet, copëzat e përgjimeve të prera me gërshërë dhe bombat molotov janë vetëm instrumentet e përdorura për të përmbysur tryezën dhe për të fituar një betejë banale për rotacionin e pushtetit. Por nuk është vetëm bindje e teknikëve europiane që vëzhgojnë nga brenda institucionet shqiptare.

Zëvendësministri i Jashtëm gjerman, i ngarkuar për Çështjet Evropiane, Michael Roth, publikoi sot një editorial në një gazetë të rëndësishme të përditshme gjermane, në të cilën e ka përkufizuar kështu situatën në Shqipëri: “Në Shqipëri gjendja, në pamje të parë, duket më e komplikuar. Kjo lidhet para së gjithash me faktin që opozita ja del gjithnjë të prodhojë pamje dramatike - në vend që të matet në mënyrë konstruktive me qeverinë në kontekstin e një konkurrimi politik idesh në Parlament, të cilin aktualisht e ka bojkotuar. Por kjo politikë e papërgjegjshme obstruksioniste nuk duhet të errësojë gjithë sa vendi ka arritur”.

Michael Roth, eksponent i Partisë Socialdemokrate gjermane, përfaqëson qëndrimin e një pjese të qeverisë Merkel. Po si mendon e djathta? Edhe Eduard Kukan, përfaqësues i së djathtës evropiane dhe mbështetës tradicional i Partisë Demokratike, ka përgënjeshtruar, me ndërhyrjen e tij sot, qëndrimet radikale dhe destruktive, që vazhdon të mbajë Lulzim Basha: “Mund të ketë shumë pika dhe argumente, por, nëse shohim pikat positive, ka pasur hapa deçizivë drejt Evropës. Ne Shqipëri konstatojmë një politike të ngarkuar të brendshme, atje në 30 qershor do të kemi zgjedhje lokale dhe u takon liderëve politikë të shkojnë përtej interesave të partisë dhe të shkojnë drejt interesave të qytetarëve”. As edhe një shenjë, apo një përkrahje, ndaj strategjisë së partisë shqiptare aleate të tij, për të djegur mandatet, të bojkotojë zgjedhjet dhe të zgjedhë sheshin si vend i vetëm i përballjes. Por, mbi të gjitha, asnjë fjalë për mungesën e legjitimitetit të qeverisë dhe Parlamentit në detyrë.

Do të ishte një gabim i rëndë nga ana e kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë në rast se do ta konsideronin raportin e sotëm si një promovim “in toto” të punës së tyre. Brukseli nuk gjykon të gjithë punën e një qeverie, por vetëm atë se si ka vepruar lidhur me temat kyç që duhen për të vazhduar procesin e gjatë të integrimit. Sikurse dokumentohet në raport, detyrat që duhen plotësuar janë ende shumë dhe për këtë qeveria duhet të punojë ende për të arritur standardet e kërkuara. Domethënë, raporti nuk i fal gjynahet Ramës për problemet që ka vendi, por thjesht certifikon se këto probleme mund të zgjidhen sipas rregullave dhe marrëdhënieve institucionale normale, ku përfshihen, natyrisht, zgjedhjet, të cilat i mundësojnë elektoratit të gjykojë punën e një Ekzekutivi.

Raporti evropian sqaron pa ekuivoke se në Shqipëri nuk ka asnjë emergjencë demokratike dhe asnjë tirani, nga e cila duhet ikur, sikurse këmbëngul, në të kundërt, retorika e opozitës.  

Dhe është pikërisht ky element që, më shumë se kushdo tjetër, certifikon izolimin e Lulzim Bashës edhe në refuzimin e tij këmbëngulës të dialogut me Edi Ramën. Sot Evropa demokratike u shpreh e gatshme për të nisur pikërisht me Edi Ramën negociatat për procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Si ka mundësi, atëherë, që Basha nuk e pranon atë në asnjë mënyrë si bashkëbisedues legjitim, për të zgjidhur krizën e brendshme? Edhe sikur ta kenë humbur krejtësisht arsyen, a mund të pretendojnë Luli e Saliu se janë më të besueshëm dhe me te ndershme se Berlini, Uashingtoni dhe Brukseli?  

“E duam Shqipërinë si gjithë Evropa” përsëritet në çdo protestë në sheshe. Në ato 114 faqe të publikuara sot në Bruksel, pohohet saktësisht se Shqipëria me ngadalë po bëhet si pjesa tjetër e Evropës. Kështu që, nga sot e tutje, opozita, ose të ndryshojë slogan, ose të ndryshojë strategji

G.M./xy/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Hinglateri: 30/05/2019 16:25

    Basha nje karabush

    Përgjigju
  • Bbc: 30/05/2019 11:13

    Edhe BBC nuk do e kishte shkruar kaq paster e bukur. U lumshin durt e kamet qe jeni ne Tirane.

    Përgjigju
  • Donela: 30/05/2019 10:45

    Teper sakte,opozita e rruges ka prekur fundin e merituar,

    Përgjigju
  • Ceto: 30/05/2019 10:27

    O karlo Bolino tu beffe jeta mal. Na kenaqe o njeri me logjiken dhe arsyetimin. Po si nuk doli nje analist shqiptare qe ta lexosh nga fillimi ne fund e te mos turfullosh nga gomarlleqet qe thone e shkruajne. Bravo te qofte dhe shyqyr qe Shqiperia ka njerez me durim e edukate si ti qe suporton gjithe gomeret e Pd te mbledhur bashke me Salen Lulin e moniken. Me kenaqe sa here shkruan te betohem. Te fala nga Vlora mik

    Përgjigju
  • Meta: 30/05/2019 08:15

    Gjithe shqiptaret cep me cep te Shqiperise,pervec militanteve te mashtraur e te paguar, e dijne se protestat jane krejtsisht te pa arsyeshme dhe nuk kane asnje element bazike, qe te org anizoheshin fare.Zgjedhjet po keta protestues I organizuan I monitoruan dhe pas njeviti e gjysme "ushtoi mali,polli miu"hajde te dalim ne protesta per shpetimin e lekures sone.

    Përgjigju
  • Beni: 30/05/2019 06:54

    Karlo nje merite te madhe per çeljen negociatave e keni padyshim Juve si gazetar, pasi ke qene analisti me objektiv qe ke pasqyruar vetem realitetin, ke qendruar larg intrigave prr pushtet dhe fatmiresisht eshte degjuar edhe zeri i Juaj i sinçerte ne tr mire te shqiptareve.

    Përgjigju
  • Labi: 30/05/2019 02:20

    Opozita me mire te ndryshoje kryetar e jo slogan e stradegji, duhet te ndryshoje kryetarin.

    Përgjigju
  • Tahir Tarfyci: 29/05/2019 22:34

    A kjo derr opozite qe kemi ne mos e past as vedet e pa zbuluara akoma.Keta Jan vetem vrases dhe hajduten te pa ndeshkuar.Ishalla me ndihmen e BE dhe SHBA se vendoset ajo cik drejtesi mbase shum shpejt i shohim pas hekurave.Sa te jete ky CUBI i gjate ketyre do ju a fus pak.

    Përgjigju
  • beni: 29/05/2019 19:53

    keq e me keq ka per te shkuar per keta. do ta shihni si do te perfundojne.Eshte raca me e ulet shqiptare e perzier me arabe e ruse

    Përgjigju
    • Jsksl: 30/05/2019 09:19

      Po arabet dhe ruset ku i gjete mor bajg e flliqet

    • Arbëri: 29/05/2019 20:49

      Shumë e vertet kjo !

  • ERP: 29/05/2019 19:18

    Ja the po kujt se!!! Ketij i intereson partia vetem per te mbrojtur veten dhe babin Sali. Politikane pa vlera. Hajduter

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë