“Unë jam përpjekur të jem i hapur ndaj mediave, të krijoj hapësira. Nuk kam demonizuar, natyrisht ka segmente mafioze nga më kriminalet në media. Kjo është e njohur. Po marrë një shembull. Kur unë sulmoja, po marrë Bolinon unë, dilte që gazeta e tij ishte e lidhur me Sacra Corona Unita. Dilnin artikuj njëri pas tjetrit. Tani, a mund të lejoj unë që Bolino të përdorte imunitetin e gazetarit, që ishte dobësia më e madhe? Natyrisht do i thoja”, ka deklaruar Sali Berisha.
Gazetari Carlo Bollino ka reaguar pas kësaj akuze të rëndë të artikuluar nga Sali Berisha. Bollino është shprehur se ai për këto akuza e ka paditur në gjyq ish-kryeministrin, ndaj tani ai nëse ka bindjen se ato që thotë janë të vërteta mund ti faktojë para drejtësisë shqiptare.
“Për këto akuza të përsëritura disa herë unë e kam hedhur në gjyq zotin Sali Berisha. Tani ai ka mundësinë për të faktuar shpifjet para gjykatës”, ka deklaruar gazetari Carlo Bollino.
Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com