Çfarë trishtimi të shkakton gazetaria italiane jashtë vendit. Çdo herë që një ekip televiziv zbarkon në Shqipëri, nuk arrin të tregojë tjetër gjë veç atyre që dihen. Ndoshta kjo vjen nga koha e paktë që kanë në dispozicion kolegët, të cilët dërgohen këtu, me urdhërin që të mbarojnë sa më shpejt që të jetë e mundur dhe me koston më të ulët të mundshme, apo ndoshta është më e thjeshtë t’u tregosh italianëve atë, çka ata presin që më parë të dëgjojnë dhe jo diçka të re, të cilën ndoshta nuk do ta kuptonin.
Por rezultati është gati gjithnjë i përafërt, konfuz dhe tmerrësisht konformist. Ndoqa në Raiplay episodin e “Narcotica”-s, një investigim i prodhuar nga RaiTre, që i kushtohej pjesërisht rolit të Shqipërisë në rrjetet e narkotrafikut. E zbulova rastësisht, pasi një fragment të këtij investigimi u përdor, si zakonisht, nga ndonjë parti politike shqiptare për të gjetur në të konfirmim për tezat e veta: “E thotë televizioni italian, pra është e vërtetë”, ky është arsyetimi. Ndoshta dikur ishte kështu, por prej vitesh tashmë nuk është më.
Shqipëria që tregohet tek “Narcotica” është e shëmtuar, e pisët dhe e keqe, pikërisht ashtu sikurse e pret që të jetë kultura sovraniste, e cila tashmë mbretëron në Itali. Dhe, për të mbërritur me çdo kusht në këtë mesazh, rrëfimi ndjek rrugën e rrezikshme të mozaikut, që ndërtohet në mënyrë fatale me copa, që nuk kanë asnjë lidhje me njera-tjetrën, të kapura rastësisht nga 27 vjetëve të historisë së vendit dhe të vendosura aty, në ballë të ekranit, për të kompozuar një skenë, e cila shitet sikur të ishte e vërtetë dhe aktuale. Episode të kronikës të para 20 vjetëve vendosen në krah të fakteve të kronikës të ndodhura dje dhe duket sikur të fundit janë pasoja të të parave, ndërkohë që në mes kanë një shekull.
Një polic shqiptar i vrarë gjatë një operacioni antidrogë në Lazarat përmendet shkarazi dhe vetëm për t’i dhënë hapësirë versionit të ngjarjeve, që ofrohet nga familjarët e vrasësve të tij. E nuk kuptohet më se kush është i miri e kush i keqi. Pastaj vijnë pamjet e protestave në sheshe dhe duket sikur Shqipëria është në flakë kundër narkotrafikut dhe nuk thuhet që, në të vërtetë, ato janë skena mitingjesh të një partie, e cila, kur ishte në pushtet, nuk e luftoi asnjëherë narkotrafikun. Përkundrazi.
Pastaj vjen fluturimi nga Shqipëria në Kolumbi, në tokën e narcos-ve sikur te ishin edhe ata shqiptare e më pas në Kalabri, për të intervistuar një prokuror, i cili nuk flet fare për ‘ndrangheta-n, për të cilën di mirë gjithshka, por për Shqipërinë dhe qeverinë holandeze dhe shikuesi pyet veten se çfarë hyn kjo këtu dhe çfarë di ai. Për të përfunduar më pas në malet shqiptare, duke treguar histori rrënqethëse të Kanunit, kodit antik zakonor, i cili edhe sot detyron burra e fëmijë te jetojnë në izolim total për të shmangur gjakmarrje shekullore. Ndoshta kjo është pjesa më e bukur e të gjithë reportazhit, dhe më e vërteta, por, pavarësisht se është prekëse, ajo mbetet një copë jashtë vendit të vet në mozaik, pasi Kanuni nuk ka të bëjë fare me narkotrafikun dhe gjëja më e rëndë është se në reportazh harrojnë ta thonë këtë.
Rezultati është që Shqipëria e përshkruar nga “Narcotica” në RaiTre është një lëmsh vendesh të njohura dhe të vërtetash të cunguara, që nuk përbëjnë histori, nuk janë reportazh, nuk janë kronikë dhe nuk janë as investigim. Është vetëm ajo çka është gjetur në pak ditë e është zbukuruar. Gazetaria italiane që zbarkon në Shqipëri ta shpif, pasi prej vitesh tregon gjithnjë të njejtat gjëra: ose një vend të dhunshëm e kriminal, ose një ishull të lumtur, ku mund të bësh pushimet duke ngrënë peshk me 4 euro. Dhe askush nuk merr mundimin të kuptojë dhe të tregojë thjesht realitetin.
bravooo sig Bolloni.Taman e ke....!
PërgjigjuKur ka qen kjo opozit e felliqur e nuk e ka nxir imazhin e shqiperis pa fakte. Tani ka nje sebep dhe jan hedhur ne sulm si qent ne mish te ngordhur. Harrojn keta Monstra ci kan ber shqiperis gjith keto vite. Maskarenj te lindur.
PërgjigjuRespekt per ju zoti Bollino!Je me shqiptar jo vetem se disa palo gazetare shqiptare te tipit te makronomadhit qurrash Fahri Balliu,por dhe se disa te ashtuquajtur kryekare partish te tipit Lyl tavarish Bashovici e Munika Cmendallakja,qe gjoja u hapet per popullin shqiptar e per kete vend dhe qe nuk lene rast pa e bere pis me to qe bejne e ato qe thone brenda e jashte vendit.
PërgjigjuKy artikull duhet jo vetem te botohet , por dhe te lexohet ne gjithe mediat per 1 jave rresht, qe te hapin sy e veshe ata palo shqiptare( Berisha , Meta e Luli me shoke), qe te bardhen e bejne te zeze sa here qe ua do interesi personal e familjar. Bravo Bollino, nje thike me dy preresa ! Te bekofte perendia familjarisht!!!!
PërgjigjuBravo Z, Bollino mese e vertet
PërgjigjuZ Carlo Bollino,qytetar nderi...
Përgjigjuzoti te ndihmofte kudo o sepse je real
PërgjigjuTe lumt Carlo
PërgjigjuSi gjithmon Z. Bollino respekte per ju.
PërgjigjuBravo Carlo Bollino! Ke qene dhe ke mbajtur gjithmone qendrime objektive,duke mbajtur lart figuren e gazetarit dhe te berit gazetari,si nje mision ky pa kompromis ndaj cdo genjeshtre e devijimi me te verteten. Kjo ju ben ju nje profesionist te vertete dhe njeri me integritet,modeli i duhur per gazetarine tone,e cila per fat te keq ne keto caste eshte ne fund “te ciklit te saj”.
PërgjigjuBraco Carlo me i denje se sa nje shqiptar i kesa Shqiprie qe e bejne pis
PërgjigjuMë shqiptarë dhe më i drejtë se e gjithë opozita nga i pari tek i fundit ... i edukuar dhe me kultur njerzore... CB qofsh jetë gjatë !!!