“Ne si grup madiatik A1Report dhe Shqiptarja.com që vitin e kaluar, vumë në dispozicion falas hapsirat tona dhe organizojme veprimtari kreative për fushata sensibilizimi kunder kancerit të gjirit, duke organizuar edhe dy Konferenca Ndërkombëtare. Të flasësh për parandalimin e kancerit të gjirit vetëm në muajin tetor nuk mjafton, kështu kemi vendosur të shpallim jo më vetëm një muaj, por një vit të tërë dedikuar kësaj sëmundje. Ne do të vazhdojmë të transmetojmë spot sensibilizues falas dhe ftojmë të gjithë mediat të bashkohen me ne në këtë lëvizje që është kombëtare dhe jo personale. Informacioni për sëmundjen e kancerit të gjirit është shumë i rëndësishëm, pasi rrit ndërgjegjësimin për të kryer kontrollet dhe vizitat. Sensibilizimi për këtë sëmundje është me rëndësi, në mënyrë që të bëhet në kohë diagnostikimi i kësaj sëmundje dhe kurimi i saj”, tha gazetari Bollino, që në fund të konferencës falenderoi A1Report që transmetoi të gjithë konferencën për më shumë se tre orë totalisht falas.