Bollino: Iku 30 qershori, tani fillojnë problemet për Bashën

Bollino: Iku 30 qershori, tani fillojnë problemet për Bashën

Duke pritur të IK RAMA, po ikën 30 qershori. Etapa e parë themelore e betejës totale të ndërmarrë nga Lulzim Basha dhe Sali Berisha kundër qeverisë së Edi Ramës, tashmë humbi. Sidoqë të shkojnë punët të dielën, premtimi që në 30 qershor nuk do të kishte zgjedhje doli se ishte gënjeshtra e radhës, me të cilën për shumë muaj me radhë Basha mobilizoi militantët e tij. Zgjedhje do të ketë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës e Bashkimi Evropian i kanë njohur tashmë. Një gjest besimi ekstrem, që erdhi vetëm si përgjigje ndaj ultimatumeve pa logjikë​ dhe mungesës së sensit të Shtetit, që ka treguar deri tani opozita e bashkuar, e cila ka injoruar të gjitha thirrjet për arsye që u bënë nga komuniteti ndërkombëtar. Sfida ndaj ambasadorëve e kancelarive të huaja nuk i ka sjellë kurrë fitore askujt në Shqipëri. Një gabim ky, që Berisha e pagoi shumë kohë më parë, mbi të cilin tani rrëshkiti edhe Lulzim Basha, ndjekur këmba-këmbës nga Ilir Meta, të dy të bindur se mund të injorojnë vullnetin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian, sikurse vetëm Enver Hoxha bëri para tyre.  

Tani Basha mban me dëshpërim shpresat tek raporti i OSBE/ODIHR-it, duke ushqyer iluzionin se vëzhguesit ndërkombëtare do të mund të kritikojnë procedurat zgjedhore dhe t’i konsiderojnë si të pavlefshme zgjedhjet. Nuk ka dyshim se kjo është një sfidë e rëndësishme për Edi Ramën, i cili, me një rezultat ku nuk mund të humbasë asgjë, sidoqoftë duhet të fitojë standardet. Por sfida ka të bëjë edhe me Bashën, pasi gjykimi i vëzhguesve ndërkombëtarë do të lidhet edhe me sjelljen e opozitës dhe të militantëve të saj para, gjatë dhe pas ditës së votimeve, duke qenë tashmë e qartë, sikurse u ritheksua nga OSBE/ODIHR-i dhe SHBA, se nuk ka asnjë dallim mes atij që nxit dhunën, me atë që e ushtron atë. Pra, Basha duhet të shmangë rrezikun paradoksal se mund të pësojë një dënim të ri ndërkombëtar, edhe për ato që mund të ndodhin në zgjedhje ku nuk merr pjesë. 

Pasi ka humbur betejën kryesore, tani për Bashën nis pas-30 qershori, dhe për të parashikohen probleme edhe më të rënda. Në fakt, lideri i PD-së nuk do të ketë të bëjë vetëm me realitetin e vështirë të një partie opozitare që nuk ka më asnjë zë në Kuvend, por do të përballet edhe me situatën, edhe më të vështirë, të një force politike, e cila nuk ka asnjë përfaqësim as edhe në një bashki të vetme të vendit dhe në asnjë prej qindra enteve publike të lidhura me bashkitë. Deri tani Partia Demokratike kishte konrollin e 15 bashkive, LSI te 7 dhe PDIU te 1 bashkie. Çdo bashki ka ne vartësi dhjetëra ndërmarrje dhe aktivitete te ndryshme (nga çerdhet e shkollat, deri te gjelbërimi, nga leje ndërtimi te policia bashkiake, nga menaxhimi i mbetjeve, deri te tenderët e ndryshëm, etj. etj.). Pra firmat private, miliona e miliona euro dhe dhjetëra mijëra militantë, që kanë jetuar në qarkun magjik të krijuar përreth kryetarëve të bashkive, tani do të rrezikohen të mbeten rrugëve. Ata burra dhe ato gra, të cilët kanë qenë një limfë e fuqishme për protestat në shesh muajt e fundit, tani ndoshta do të zgjidhnin të distancoheshin nga një parti, që nuk ka ditur të mbajë premtimet e saj. Në çdo rast të gjitha ëto burime do të kalojnë në varësi të 23 krybashkiakëve socialiste që kanë mundësi për të investuar në mbështetje të popullsisë edhe në ato që kanë qenë bastionet historike të opozitës, nga Shkodra në Berat, nga Kamza në Skrapar. 

PD-ja (ashtu si dhe LSI-ja) janë vetëpërjashtuar përfundimisht nga të gjitha institucionet shtetërore, duke dënuar me këtë izolim edhe mbështetësit e tyre. Sinjalet e para të kritikave ndaj Bashës nga radhët e PD-së kanë filluar që tani (publikisht dhe jo publikisht), por rrezikojnë të bëhen shumë më të forta duke filluar nga dita e hënë, kur të gjithë do të zgjohen nga nata shumë e gjatë e 30 qershorit dhe do të kuptojnë përmasat e kataklizmës politike, që ka ndodhur në vend. Dhe do të jetë ky çasti, kur Lulzim Basha do të kuptojë se nuk ka përballë më vetëm qeverinë, me të cilën i ka prerë të gjitha urat, dhe as vetëm komunitetin ndërkombëtar, që pretendoi ta sfidojë dhe që kërcënon ta vendosë PD-në në black listë, por edhe një pjesë të mirë të ndjekësve të tij, të cilëve duhet t’u shpjegojë se për çfarë shërbyen sakrificat e bëra deri më sot, kur betejën e humbën dhe nuk u mbajt premtimi për të penguar zgjedhjet. Sakrifica mes të cilave përfshihet edhe një çarje brenda Partisë Demokratike që çoi në lindjen e Bindjes Demokratike dhe distancimin e figurave të rëndësishme si Rudina Hajdari, duke shënuar një krizë të rëndë të brendshme, gjë që kishte ndodhur vetëm pas revoltës së 1997.

Opozita ka të drejtë për shumë çështje të ngritura muajt e fundit. Qeveria ka qenë arrogante, korrupsioni nuk është luftuar siç duhet, reforma e drejtësisë është e ngadaltë, përgjimet zbulojnë kontakte shqetësuese mes politikës dhe kriminalitetit (por ky është një fenomen që ka të bëjë me gjithë politikën dhe një pjesë të mirë të shoqërisë, jo vetëm me Partinë Socialiste), sistemi elektoral ka nevojë për një reformë radikale, dhe mbase i gjithë sistemi i vendit ka nevojë për një reformë institucionale. Por asnjë prej këtyre arsyeve nuk mjafton të të japë fitoren, kur metoda e zgjedhur për të luftuar është e gabuar. Dhe, mbi të gjitha, kur betejën reformuese e drejtojnë të njëjtët lider politikë (Berisha, Basha, Meta), të cilët çdo herë që kanë qenë në pushtet i kanë bërë gjërat më keq akoma nga ato, çka i kontestojnë sot Edi Ramës. Në Partinë Demokratike ka figura të pastra, të cilat, edhe për shkak të faktit se nuk kanë qenë asnjëherë në qeveri, duhej të kishin të drejtën morale të flisnin, por zërat e tyre ende nuk janë dëgjuar sa duhet: ndoshta edhe ata mund të zgjedhin të rebelohen pas disfatës së fundit. Por nderkohë deri tani kemi dëgjuar vetëm zërin e Lulzim Bashës, që artikulon mendimin e Sali Berishës, të dy të shtrënguar t’i kërkojnë ndihmë Ilir Metës, i cili ka treguar, për fat të keq, se ka mbetur kreu i vjetër i partisë, pa u bërë asnjëherë kreu i ri i shtetit

Në qoftë se të dielën (siç urojnë të gjithë) nuk do të ketë dhunë, duke filluar nga dita e hënë ky është skenari demoralizues që e pret Lulzim Bashën. Ndërkohë që, në rast se të dielën do të ketë akte dhune, për Lulzim Bashën ajo që vjen më pas do të jetë edhe më e keqe akoma. 

G.M./xy/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Cubi: 30/06/2019 07:29

    Hallall Bolino je 1 ,Jo si keta sahanlepiret tan.Keta flasin sikur vijn nga hena.

    Përgjigju
  • Faik: 29/06/2019 21:08

    SUPER CARLO BOLLINO ! Fantastik dhe Fenomenal si pérheré ! Gazetari dhe Analisti mé i SHKÉLQYER, qé ka Shqipéria sot pér sot !!! RESPEKTE RESPEKTE RESPEKTE CARLO

    Përgjigju
  • CaBone: 29/06/2019 19:50

    Si gjithmon respekte Z. Bollino. Super analiz.

    Përgjigju
  • Mehdi: 29/06/2019 18:29

    Te lumte Bolino ! Per medjat shqipetare ju jeni nje faner ndriques i te vertetes dhe i te pa anshmes. Kontributi juaj per rritjen e demokracise ne Shqiperi eshte jashtezakonisht i vleresuar nga mbare pjesa e paster e intelektualeve shqipetare.Analistet dhe publicistet shqipetar jane te prirur pas interesave te tyre dhe te pronareve te masmedias.Publiku fare kollaj i perkufizon ato si te majte apo te djathte mjafton ti degjoj ne nje emision te vetem pavaresisht se per vleresimin e tyre nuk pyetet masa e gjere e degjuesve. Asnje gazetar, shkrimtar apo publicist ne vleresimin e nje problemi apo analize nuk nuk eshte vtvehtja, personaliteti i tyre eshte zero , ai thjeshte si sevila profesionist lundron ne interesin momental te Pronarit te vete.

    Përgjigju
  • agim: 29/06/2019 18:14

    30 qershori duhet te deshmoje se populli shqiptar eshte i mençur, eshte i kulturuar dhe eshte i afte per te te vleresuar pjesmarjen ne zgjedhje dhe per te bere shtet.Duke kujtuar shprehjen se, i mbyturi te mbyt, le te bejne te gjithe veprimet e duhura qe te triumfoje demokracia ne te mire te popullit , ne te mire te perparimit te vendit. Faleminderit z. Bolino.

    Përgjigju
  • Altini: 29/06/2019 16:31

    Vetem nga kjo fjale dallohet qe ky ben propagand e asgje me teper. "Sakrifica mes të cilave përfshihet edhe një çarje brenda Partisë Demokratike që çoi në lindjen e Bindjes Demokratike dhe distancimin e figurave të rëndësishme si Rudina Hajdari" Rudina seshte askushi. E ben deputete pa merit thjeshte mqs i jati ka qene dikur figure ne PD. Bajraktarizmat e Lulit me Saliun. Triumverati i te keqes (Rama, Berisha, Meta) vazhdon.

    Përgjigju
  • VLORA: 29/06/2019 16:06

    sa mire do te ishte qe te gjithe analistet e gazetaret te mendonin si ju Zoti Bollino dhe tu tregonin vendin ketyre politikaneve te pa formuar QE KEMBES I THONE DORE E DORES I THONE KEMBE.Dhe ky ishte fundi i turpshem dhe i merituar i katershes por na vjen keq per mbeshtetesit e tyre

    Përgjigju
  • Vlora: 29/06/2019 15:31

    20.000 mbeshtetes se ps ne vlore ja dhane pergjigjen lsipd... mos e kruani shume me ne ... demokracia mbi gjithcka... edi rama 1

    Përgjigju
  • www.youngtribune.com: 29/06/2019 12:17

    Procesi I rimemkembjes se drejtesise do filloje me Lulzim Bashen te parin ne banken e te akuzuarve

    Përgjigju
  • Nesti: 29/06/2019 04:52

    Analize realiste , Bolino i sakte dhe sy pa trembur. Gur i cmuar ne median shqiptare.

    Përgjigju
  • Urtesia popullore: 29/06/2019 02:34

    Bravo z. Bollino je analist i madh jo si gazetarucet e televizionuceve te tjera qe per aresye etike nuk dua ti ofendoj, une analizes tuaj perfekte dua ti shtoj fjalen e urte popullore, "U ngriten kembet dhe i rane kokes". Keshtu do ta pesojne Basha Berisha Kryemadhi me ne krye dirigjentin Ilir Meta qe per te shpetuar idhullin e tij Sali Berisha ben edhe rol prej artisti jo do vras veten si Salvador Alende pastaj befas cdekreton 30 Qershorin pastaj del ne konference shtypi kur i gjithe populli priste doreheqjen kercenon se ketu do te me keni deri ne daten 24 Korrik 2022 Pastaj levizja tjeter kur del qe ne oren 5 te mengjezit per te treguar se ja si punoj une. Kur e pa qe Rama duke qene fare afer presidences duke pire kafe me Lali Erin nuk e perfilli fare befas dekreton nje date te re zgjedhjesh pikerisht daten 13 Tetor 2019 ne menyre qe te krijonte nje vale te re protestash dhe sulmesh ndaj KZAZ-ve dhe materialeve zgjedhore si Shkoder Vau i Dejes etj

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Putin: Ne duam t'i japim fund luftës, jo thjesht ta ngrijmë atë! Negociatat? Në Sllovaki

Putin: Ne duam t'i japim fund luftës, jo thjesht ta ngrijmë atë! Negociatat? Në Sllovaki