Bollino: Ja pse u përfshi Shqipëria në
çështjen e armëve kimike të Sirisë

Bollino: Ja pse u përfshi Shqipëria në<br />çështjen e armëve kimike të Sirisë
TIRANE- Pak ditë pas publikimit të librit “Heshtja e dyfishtë”, gazetari italian Carlo Bollino vjen në studion e “A1 Report” për të dhënë detaje të tjera lidhur me çështjen e armëve kimike. I ftuar në emisionin “5 Pyetjet nga Babaramo”, gazetari Bollino shpjegon arsyet për përfshirjen e Shqipërisë në çështjen e lëndëve kimike të Sirisë.
 
“Pas marrëveshjes diplomatike SHBA-Rusi, po mendohej një vend për të asgjësuar lëndët kimike të Sirisë. SHBA është konsultuar me disa vende për këtë çështje.
 
Në libër ka një hipotezë për çështjen se pse u përfshi Shqipëria në këtë çështje. Pentagoni kërkonte një vend jo vetëm të ruajtur nga pikëpamja politike dhe diplomatike, si një vend i NATO-s, por edhe një vend ku ekspertët amerikanë të kishin kontroll të plotë për realizimin e procesit. Dhe Shqipëria i plotësonte këto kushte. Pasi i gjithë procesi do të realizohej nga ekspertët e huaj.
 
Rusia nuk ka negociuar në asnjë moment për përfshirjen e Shqipërisë në procesin e armëve kimike. Këtë fakt e shprehu edhe kryeministri Rama gjatë prezantimit të librit “Heshtja e dyfishtë”, shpjegon Bollino.

Bollino shpjegon se fakti që kryeministri Rama i tha “JO” armëve kimike të Sirisë në vendin tonë, u ndikua edhe nga protesta e ambientalistëve dhe qytetarëve, por edhe nga mungesa e kushteve që ofronte vendi ynë për të realizuar në proces të tillë.

"Mendoj se ndikim pati protesta e qytetarëve dhe ambientalistëve, dhe së dyti mungesa e një dokumenti zyrtar për ta paraqitur në Kuvend, pasi nuk pati një marrëveshje me SHBA", shprehet Bollino.

Gjatë promovimit të librit “Heshtja e dyfishtë” morën pjesë kryeministri Edi Rama, kreu i Kuvendit, Ilir Meta, ministrat Kodheli e Bushati, si dhe ambientalistët, të cilët ishin aktorët kryesore të protestave kundër armëve kimike në Shqipëri. Gazetari Bollino tha se këta protagonistë kryesore në “çështjen e armeve kimike të Sirisë në Shqipëri”, gjatë promovimit rikonfirmuar atë që është përshkuar edhe në libër.
 
“U konfirmua keqkuptimi i krijuar për shkak të kuptimit gjuhësor të “PO-së” në parim që tha kryeministri Rama, për të biseduar për armët kimike. Amerikanët janë më pragmatistë dhe kjo “PO” u pa si një “po” përfundimtare. Dhe kjo kushtëzoi zhvillimet e gjithë negociatave”, u shpreh Bollino.

Gazetari Bollino shpjegon se përdorimi i armëve kimike në Damask shënuan fillimin e bisedimeve SHBA-Rusi për të arritur një marrëveshje me ndërhyrjen e OKB për largimin e lëndëve kimike nga Siria.
 
“Kjo është ngjarja më e madhe dhe më e diskutuar në vjeshtën e kaluar. Një kapitull i librit i është kushtuar zhvillimeve në arenën ndërkombëtare lidhur me çështjen e lëndëve kimike të Sirisë.
 
Përdorimi i armëve kimike dhe bërthamore janë të ndaluara në të gjithë botën, por ky fakt u shkel në Siri, ku u përdorën këto armë. Kjo kushtëzoi gjithë debatin. Dhe më pas me ndërhyrjen e OKB u nënshkrua në marrëveshje për largimin e armëve kimike të Damaskut, në mënyrë ato të mos përdoren më”, shpjegon Bollino.

Më tej gazetari Bollino ka folur edhe lidhur me letrën që presidenti amerikan Barack Obama i ka dërguar kryeministrit Rama më 11 nëntor.
 
“Është folur për një letër të Obamës drejtuar kryeministrit Rama, kjo letër ka ardhur më 11 nëntor. Kjo letër nuk është bërë publike. Nuk përmend ndonjë lajm të madh. Por kishte fjalë për një ftesë të Ramës për një vizitë në Shtëpinë e Bardhë vitin e ardhshëm, një falënderim për gatishmërinë për bisedime”, tha Bollino.
 
Ndërkaq Bollino shpjegon se armët kimike ndodhen ende në Siri, ndërsa janë larguar me një anije vetëm një pjesë e tyre, pasi asnjë vend nuk ka pranuar ta marrë përsipër operacionin. Ndërsa thuhet se asgjësimi i këtyre lëndëve kimike do të bëhet në një anije amerikane.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Vlorë/ Drogë, thyerje mase, djegie makine dhe aksident, 2 të arrestuar, 2 nën hetim dhe një në kërkim

Vlorë/ Drogë, thyerje mase, djegie makine dhe aksident, 2 të arrestuar, 2 nën hetim dhe një në kërkim