Bollino: Në kohën e Berishës, mbi
900 ha tokë e kultivuar me kanabis

Bollino: Në kohën e Berishës, mbi<br />900 ha tokë e kultivuar me kanabis
Gazetari Carlo Bollino thotë se sipërfaqja e kultivuar me kanabis deri tre vite më parë, kohë kur në qeveri ishin demokratët dhe kryeministër, Sali Berisha, arrite mbi 900 hektarë. 

Sipas tij, Guardia di Finanza në vetëm 12 herë fluturime mbi Shqipëri në vitin 2012-ë, zbuloi përmes fotografimit 330 hektarë me drogë. Ndërsa për vitin 2016-ë, nga 42 fluturime të Guardia di Finanza arritën të zbuloheshin 211 hektarë të kultivuar me lëndë narkotike të llojit marihuanë. 

"Në rast se, në vitin 2016, kryeministri Edi Rama i dha leje Guardia di Finanza-s italiane të fluturojë në qiejt e Shqipërisë 42 herë, duke mundësuar kështu të zbuloheshin 211 hektarë të mbjellë me marihuanë, në vitin 2012 Berisha i dha leje së njejtës Guardia di Finanza të fluturojë vetëm 12 herë e, megjithatë, u zbuluan 330 hektarë me drogë. Me një përpjesëtim të thjeshtë matematikor, mund të imagjinohet kështu që, nëse Guardia di Finanza në 2012-ën do të kishte fluturuar sa në vitin 2016 (pra, katër herë më shumë), sipërfaqet e mbjella me kanabis të zbuluara do të mund të ishin të paktën tri herë më shumë, pra mbi 900 hektarë", thekson Bollino. 

Bollino sjell në vëmendje edhe të dhënat e kultivimit të kanabisit në vendin fqinj, Itali, të publikuara nga mediat atje, duke theksuar se sipërfaqja e kultivuar për këtë vit është tre herë më e lartë se një vit më parë, ndërsa ironizon se atje askush nuk akuzon Ministrin e Brendshëm apo Kryeministrin si të lidhur me drogën. 

"Në vitin 2016 sipërfaqet e mbjella në Itali ishin tri herë më të mëdha se ato të zbuluara në vitin 2015, por asnjë gazetari italian nuk do t’i shkonte ndër mend të akuzonte (pa prova) se bum-i i prodhimit ndodh pasi trafiku i drogës është në dorë të ministrit të Brendshëm Alfano apo kryeministrit Renzi". 

Kultivimi i drogës në Shqipëri dje dhe sot:
"Sasia e kontrolleve nga ajri është në përpjesëtim të drejtë me sasinë e drogës që zbulohet. Në rast se, në vitin 2016, kryeministri Edi Rama i dha leje Guardia di Finanza-s italiane të fluturojë në qiejt e Shqipërisë 42 herë, duke mundësuar kështu të zbuloheshin 211 hektarë të mbjellë me marihuanë, në vitin 2012 Berisha i dha leje së njejtës Guardia di Finanza të fluturojë vetëm 12 herë e, megjithatë, u zbuluan 330 hektarë me drogë. Me një përpjesëtim të thjeshtë matematikor, mund të imagjinohet kështu që, nëse Guardia di Finanza në 2012-ën do të kishte fluturuar sa në vitin 2016 (pra, katër herë më shumë), sipërfaqet e mbjella me kanabis të zbuluara do të mund të ishin të paktën tri herë më shumë, pra mbi 900 hektarë. Por kjo është një shifër që del me deduksion, jo një e dhënë shkencore. Ndërkohë, e dhëna shkencore është se në kohën e Berishës ishte shumë më i përhapur kanabisi se sa sot. Një e dhënë tjetër deduktive (këtë herë, ama, e ofruar po nga Guardia di Finanza) është se, për çdo sipërfaqe të mbjellë me drogë të zbuluar, nëntë të tjera nuk zbulohen. Kjo ka vlerë edhe sot, ashtu si dhe në kohën e Berishës dhe ka vlerë në Shqipëri, ashtu si edhe në Itali.
Me që ra fjala për Italinë.

Edhe në Itali tashmë kultivohet kanabisi, edhe këtu zbulohet me anë të avionëve të Guardia di Finanza-s. Në vitin 2016 sipërfaqet e mbjella në Itali ishin tri herë më të mëdha se ato të zbuluara në vitin 2015, por asnjë gazetari italian nuk do t’i shkonte ndër mend të akuzonte (pa prova) se bum-i i prodhimit ndodh pasi trafiku i drogës është në dorë të ministrit të Brendshëm Alfano apo kryeministrit Renzi. Hipotezën se Alfano dhe Renzi kultivojnë kanabis do t’i pëlqente shumë opozitës italiane të mund ta hidhte, por edhe politika, ashtu si gazetaria, në Itali respektojnë rregulla etike, që kanë vlerë në gjithë botën e qytetëruar: para se të akuzosh cilindoqoftë (politikan apo qytetar i zakonshëm) se ka kryer një krim, kërkohen prova të forta. E kundërta e asaj, që ndodhte në vitet e zeza të diktaturës, kur Musolini apo Enver Hoxha mund të pushkatonin rivalët e tyre (politikanë apo qytetarë të zakonshëm), duke i akuzuar për komplote të paqena, pa u shqetësuar për të gjetur qoftë edhe një provë të vetme.
Respektimi i dinjitetit të njeriut, duke përfshirë edhe dinjitetin e armikut tonë, është dallimi i parë i madh mes një diktature dhe një demokracie"
.

kanabisi
(Të dhënat për kultivimin e kanabisit në Itali)


Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sarandë/ Vrau burrin, dërgohet në spital psikiatrik 48-vjeçarja

Sarandë/ Vrau burrin, dërgohet në spital psikiatrik 48-vjeçarja