Bollino: Nëse Policia fsheh, njerëzit besojnë edhe Berishën (që edhe mbi Kavajën genjeu)

Bollino: Nëse Policia fsheh, njerëzit besojnë edhe Berishën (që edhe mbi Kavajën genjeu)

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshi gjatë një aktiviteti me efektivë të Policisë së Shtetit

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshi dje ka humbur durimin dhe me një postim në Facebook iu përgjigj ashpër akuzave, që Sali Berisha bëri disa herë kundër Policisë nëpërmjet Facebook-ut për një përpjekje të pretenduar për të fshehur skandalin e dhunës mbi një vajzë të vogël në Kavajë nga një grup shokësh shkolle. Edhe këtë herë Berisha gënjen, siç mund të verifikohet lehtësisht nga dokumentat: kallzimi penal është bërë nga prindët e vajzës më 29 janar, më datë 30 Policia njoftoi zyrtarisht prokuroren Oltiana Çifliku, më datë 31 Prokuroria i kërkoi Gjykatës masat e arrestit për tetë adoleshentë dhe urdhëri është firmosur më 1 shkurt. Mëngjesin e 2 shkurtit nisën arrestimet dhe më 3 shkurt Sali Berisha denoncoi skandalin në Facebook, pak orë para se Policia të shpërndante komunikatën për shtyp. Kështu që është evidente nga datat fakti se, kur e bëri denoncimin Berisha, adoleshentët e akuzuar për abuzim seksual kishin një ditë që ndodheshin në burg.  

Datat e referimit të çështjes dhe postimi i Berishës

E megjithatë Berisha këmbëngul me akuzat e tij, deri në atë pikë sa Sandër Lleshi e humbi vetëkontrollin, që një general me përvojën e tij duhet ta ruajë gjithnjë dhe reagoi me një mesazh në Facebook, me tone më të forta se zakonisht. Opinioni publik heziton dhe shumë njerëz, duke përfshirë ata gazetarë që janë mësuar të komentojnë pa lexuar as një dokument të vetem, duken me të vërtetë të bindur se merita e arrestimeve i duhet njohur denoncimit publik të Sali Berishës, pa të cilin Policia, Prokuroria, Gjykata dhe shkolla do ta kishin fshehur historinë e abuzimeve seksuale. 

Sali Berisha gënjen në mënyrë patologjike që prej 25 vjetësh, por, në rast se një pjesë e opinionit publik nis t’i besojë, këtu ka probleme. Në rastin specifik problemi ka të bëjë me imazhin e Policisë, thelbin e punës së saj dhe rrugën e ndjekur në marrëdhëniet me mediat.

Problemi i parë është ai që, megjithëse akuzat e Berishës mbi Kavajën ishin të rreme, ato sidoqoftë u dukën si të besueshme. Nuk është hera e parë që Policia ka fshehur informacionet (muajt e fundit ka ndodhur kështu dhjetëra herë) dhe nuk është hera e parë që shteti reagon vetëm kur ngjarjet e fshehura janë demaskuar. Kështu që kushti i parë për të shmangur që opinioni publik t’u besojë gënjeshtrave të Sali Berishës është që Policia të rikthejë besueshmërinë 100%. Policia nuk duhet të gënjejë kurrë. Policia nuk duhet të përpiqet të fshehë ngjarje të ndodhura, as edhe kur kjo bëhet për të përforcuar statistikat që tregojnë një rënie të numrit të krimeve ndaj së kaluarës. Policia që fsheh një krim me një përpjekje naive për të përmirësuar perceptimin e opinionit publik mbi nivelin e sigurisë, në të vërtetë duket si një bashkëfajtore e kriminelëve edhe atëhere kur nuk është e tillë. Perceptimi për sigurinë përmirësohet vetëm nëse arrestohen fajtorët, jo kur fshihen veprimet e tyre. Sa më shumë kriminelë të arrestuar e të dënuar: kjo është e vetmja statistikë, e cila ka vlerë të vërtetë për njerëzit. 

 

Problemi i dytë ka të bëjë pikërisht me arrestimin e fajtorëve. Është tepër e gjatë lista e krimeve të rënda të mbetura ende pa fajtor. Dhe këtu nuk e kemi fjalën vetëm për hetimet mbi trafiqet e drogës, të cilat në mënyrë fatale përfundojnë vetëm tek emri i transportuesve dhe nuk arrijnë kurrë nivelin e financuesve, por fjala është për qindra vrasje që lidhen me luftën mes bandave, të cilave madje edhe gazetarët ua dinë autorin dhe porositësin, por për të cilat Policia nuk ka qenë kurrë në gjendje të gjejë asnjë provë. Kjo nuk është një histori vetëm e kohëve të fundit, pasi kjo lloj pandëshkueshmërie (ose bashkëfajësie?) ka 20 vjet që ndodh dhe, të paktën në këtë kuptim, Policia e Berishës nuk është shumë e ndryshme nga Policia e Ramës. Ndryshimi është tek imazhi i saj: në kohën e doktorit Policia e korruptuar dhe agresive frikësonte vetëm qytetarët e ndershëm, tani Policia është më e qytetëruar dhe e edukuar, por rrezikon të mos trembë askënd. 

Shpallja e vettingut në Polici nuk kontribuon që t’i bëjë hetimet më efikase. Një oficer policie nuk ka asnjë dëshirë të bëjë armiq të rinj, në rast se rrezikon që pas disa muajsh ta dëbojnë nga ministria e Brendshme, ndoshta për faj të një vëllai apo të një kushëriri. Në rast se vettingu duhet të bëhet, është urgjente që ai të fillojë dhe të përfundojë shpejt, ndryshe është më e udhës të vendoset ta anulojnë. Hetimet (që natyrisht sjellin edhe një nivel risku) pengohen edhe nga atmosfera e delegjitimimit, e provokuar nga akuzat e vazhdueshme të opozitës: t’i etiketosh në mënyrë të përgjithësuar të gjithë hetuesit si “narkopolicë”, kjo u heq edhe policëve të ndershëm atë solidaritet shoqëror, që është i domosdoshëm për të gjetur kurajo. Dhe bandat luftohen me profesionalizëm, por edhe me kurajo. 

Më së fundi, për të mbështetur punën e Policisë është i domosdoshëm kontributi i mediave: të respektosh gazetarët duke pushuar së mashtruari ata me pista false dhe përgënjeshtrime false, ky është hapi i parë drejt një “pakti solidariteti”, që duhet të bashkojë Policinë dhe informacionin. Kriminaliteti i organizuar ekziston në të gjitha vendet demokratike, në disa prej të cilëve krimi është rrënjosur aq thellë në terren, saqë është bërë mafie. Por pikërisht për atë pse Shqipëria nuk është një rast unik, apo i posaçëm, në panoramën evropiane, duhet që edhe këtu policët, prokurorët dhe gazetarët e ndershëm të mbeten nga e njejta anë e barrikadës, të bashkuar nga ligjshmeria dhe transparenca, pikërisht ashtu si ndodh në pjesën tjetër të Evropës së lirë. Tek kjo barrikadë njerëzish të ndershëm duhet të radhitet opinioni publik dhe pjesa e shëndoshë e shoqërisë. Vetëm në këtë mënyrë politikanët e korruptuar dhe kriminelët më në fund do të mbeten të izoluar, bashkë me ata “qytetarë dixhitalë” që nuk do të kenë më asnjë mundesi të shesin gënjeshtrat e tyre si të vërteta. 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Makiaveli: 07/02/2019 07:46

    SALI Pinoku.,Genjeshtar i Semure,ju kujtohen gjoja_Pistoletat_Stilolaps ne 21 Janar...,por edhe Pervers_Egoist Malinj...,sepse ne rastin ne fjale ishte edhe Delikatesa e Ngjarjes per te mos Denigruare Shkaterruar nje Vajze minorene ,e ne nje Qytet_Fshat te vogel

    Përgjigju
  • xreport: 07/02/2019 07:08

    karo mio.... jo te gjitha ngjarjet publikohen ne momentin qe do opozita edhe tv ose gazetat... hetim sekret e quan fshehje??? keni shkruar shume Kontente me kete titull o mendoj pse ky ca ka? dalje publike policia e ben kur e shikon te arsyeshme jo kur do ti ose opozita... bene amore

    Përgjigju
  • Its not contry for old man: 06/02/2019 22:33

    Zoti Bolino, Meritoni nje flm per ekuilibrin dhe qartesine e mendimeve kur shkruani, por e keqja qendron tek ata politikane qe nen petkun e zyrtarit me integritet luajten lojra politike ne kurriz te policise ( si psh i ngjashmi i stiv martin ) Pershendetje dhe flm dhe njehere !

    Përgjigju
  • Miri: 06/02/2019 22:29

    Transparenca eshte detyrim nga ana e policise sidomos ne nje vend te vogel si shqiperia e me nje m.... te madh ne kepucet e shqiptareve siç ka mbet Berisha

    Përgjigju
  • genua: 06/02/2019 22:13

    Sali je nona!

    Përgjigju
  • Justice: 06/02/2019 22:04

    Genjen Saliu,luli,edi,likja,mona.kete e dime te gjithe,edhe ti bollino nuk je i kulluar,as une,as te tjeret.Vetem ne shqiperi ndodh qe sulmohet opozita(kjo e jona eshte cope cope)Dhe nuk sulmohen ata qe kane levat e shtetit.Po pse nore Zoterinj ku jetojme ne,nuk e shikojme te verteten!Jini realiste,

    Përgjigju
  • Konjak: 06/02/2019 21:40

    Z Bollino,une nuk do ta besoj se ,ka ndonje rendesi te vecant ,se kush e beri publike i pari ngjarien.Besoj se rendesi ka publikimii ngjarieve ,pamvaresisht se kush e publikoi i pari,secili rast me vete, eshte i mirfillt dhe i mirpritur.Sa per genjeshtrat e z Berisha.Amund te thoni se cili politikan ,nuk genjen ,maksimalisht cdo dite ,per problemet politike,te pakten ketu ne vendin ton.Megjithate policia eshte institucion,dhe duhet te jet me i drejtperdrejt me popullin.Sa per luften poliytike ,te gjith jemi deshmitar ,se xhvillohet ne menyren me te keqe te mundshme,pra eshte cop cop.

    Përgjigju
  • CaBone: 06/02/2019 21:29

    Z. Bollino me gjith respektin e madh qe kam per ju un mendoj se policia ben mir qe nuk jep detaje per cfar do lloj krimi qe ndodh ne vend, sepse mendoj se perhapet me shum frik me njerez. Vetem ne shqipri ndodh qe nje makin shtyp nje qen dhe pa pritur e kemne te gjith gazetat kryesore. Pastaj ne rrim e themi pse duan te largohen njerzit? Po se duke degjuar gjithmon gogoli gogoli jan ber si fheit dhe duan ti shmangen gogolit. Jam me ty qe te jet memtrasparente po, por dhe shum lajme te tilla jan gabim. Gjithsesi ky eshte mendimi im personal. Ne Angli ku un jetoj prej 23 vitesh qe gjoja mbahet si vend demokratik shumica e gjerave fahihen ne mynyre te drejt per drejt, dmth ktu jepen shumicat e incidenteve vetem ne lajmet lokale dmth nqs ne Manchester ndodh nje vrasje posht ne jug ate se mer vesht njeri vetem nqs eshte dicka e madhe. Dmth kjo eshte nje form komtrollimi te lajmit dhe mos perhapje paniku publlik. Gjithsesi ju uroj gjithmon shendet e lumturi dhe te vazhdoni sa me lart me nje pun fantastike qe beni prej vitesh.

    Përgjigju
    • Besford këlluf gjoleka: 06/02/2019 22:04

      Salhe malok kriminel berisha është njeriu më i zi i gjith historis së kombit Shqiptar. Kombit Shqiptar i duhen 5 breza që të regullohet. Maloku kriminel e ka bër Shqiprin tok të djegur. ZOTI MART HAK PËR SHQIPTARËT.

  • saliu +: 06/02/2019 21:13

    fajin e ka cdo here Saliu. Gjithmone ai. Sempre Saliu. Ai forever!!

    Përgjigju
    • Hinglateri: 06/02/2019 23:37

      Sali haleja

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen